Erion Kristo: Edhe unë edhe ish ministri i blejmë perimet te i njëjti vend. Jetës nuk ja hedh dot.

0

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka dhënë një intervistë për Nismën Thurje ku ka folur gjatë për problemet me të cilat haset sot Shqipëria. Kristo e di për fakt se 95% e shqiptarëve duan të largohen por ai nuk mendon se kjo është zgjidhja, mbasi fati i keq i asaj që kemi ndërtuar në këtë vend ne na përndjek edhe jashtë. Ai mendon se e ardhmja e të gjithëve është këtu dhe duhet të luftojme me shumë për ta bërë vendin më të jetueshëm. Me sarkazëm ai përmend edhe një ndodhi personale kur u takua te tregu i perimeve me një ish Ministër dhe “ju bë zemra mal” teksa e shihte se të dy i blinin perimet në të njëjtin vend, perime që ndoshta mbartin sëmundje kanceroze për shkak të ndotjes së shkaktuar nga vetë vendimet e ish Ministrit. Askush nuk mund t’ia hedhë jetës thotë Kristo me të drejtë, as ministrat, as kryeministrat e as ne.

Ndiqeni me poshte te plote:

#TVMe Erion Kriston, pedagogun apo edukatorin sic preferon ai të thërritet, i cili flet gjithnjë hapur dhe thotë shumë të vërteta. Dëgjoje deri në fund!

Posted by Nisma #Thurje on Thursday, September 7, 2017

Leave A Reply

Your email address will not be published.