Banorët përmbysën kioskat e parkimit. Anullohet projekti, tërhiqen zaptuesit!
Banorët e rrugës Lidhja e Prizrenit në Tiranë, u habitën në mes të gushtit kur panë një ditë dy kioska të mbijnë në hyrje të sheshit përballë pallateve të tyre. Pasi u interesuan, banorëve iu tha se aty do të ngrihej një parkim privat, se cdo gjë ishte mbyllur dhe dakordësuar me “shefat” e qytetit dhe se tanimë sheshi nuk do ishte më pronë e tyre por e bosit të parkingut. Banorët u habitën sepse të njëjtin shesh bashkia para disa muajsh e kishte pastruar, hequr një bunker të madh nga mesi I tij dhe e kishte asfaltuar. Me sa duket, gjithcka nuk ishte bërë për banorët por për dikë tjetër.
Gjithsesi ata nuk u dorëzuan. Herën e parë, njoftuan policinë e cila e detyruar nga presioni I banorëve dhe nga fakti që personat nuk dispononin asnjë dokumentacion për truallin dhe parkingun, shoqëroi në komisariat përgjegjësin dhe sekuestroi kioskat. Nuk kaluan as dy javë dhe kioskat erdhën sërisht së bashku me policinë e cila këtë herë në vend që të ishte krah banorëve, shoqëroi edhe njërin prej atyre që refuzonte kioskat. Banorët nuk u dorëzuan sërisht dhe vendosën të kalonin në mosbindje dje duke I përmbysur kioskat në shenjë revolte.
Ditën e sotme, kioskat ikën dhe banorët morën njoftimin se parkimi ishte anulluar dhe sheshi do të mbetej I tyre. Banorët fituan, sepse nuk e ulën kokën.
ËSHTË KAQ E THJESHTË!
Momenti kur u instaluan kioskat për herë të dytë.
Nisma pershendetje. Jemi nje grup banoresh ne rrugen Lidhja e Prizrenit. Pamjet qe po shihni po zhvillohen tani. Ne sheshin para pallateve ku jetojme nje person tentoi nga mesi i gushtit te vendoste nje kioske dhe ta kthente sheshi ketu perpara pallateve ne nje parkim. U lajmerua policia dhe kioska u hoq dhe personi u arrestua. Sot papritur na shfaqet serisht ky person se bashku me kiosken. U lajmerua policia e cila sot ben sikur nuk na degjon. Keta persona nuk disponojne as leje dhe as dokumentacion per sheshin. Sheshi eshte hapesire publike dhe biles jo me vone se para dy muajsh bashkia hoqi bunkerin qe ishte ne mes dhe asfaltoi gjithe hapesiren, me parate publike. Sot duan ta kthejne ne parkim privat, kur eshte vetem nje shesh ne mes te lagjes, aty parkojme ne dhe lozin femijet. Ne jemi te revoltuar te gjithe si banore dhe nuk duam ta lejojme kete gje. Ju lutem publikoje ta shohin te gjithe se cpo ndodh dhe se si policia behet pale me paligjshmerine. Flm
Posted by Nisma #Thurje on Saturday, September 9, 2017
Momenti kur kioskat janë pëmbysur.
BANORET E LIDHJES SE PRIZRENIT PERMBYSIN KIOSKAT NE SHENJE REVOLTE!Pershendetje. Po ju shkruaj perseri per problemin ne rrugen Lidhja e Prizrenit ku shesh pushimin mes pallateve duan ta bejne parkim privat disa individe. Dje sic u be me dije erdhi policia dhe mbas postimit tuaj dhe presionit u detyrua ti largoje personat dhe ti gjobise. Pas dy gjobash dhe ultimatumit per te hequr kiosken brenda 24 oresh nga dje, qe do te sherbente per tu bere parkim privat, jo vetem qe nuk u hoq por para rreth 30 min u vendos nje kioske tjeter nje pallat larg te pares.Banoret u detyruan dhe u permbysen te dyja kioskat. Duke ju falemnderuar dhe nje here shpresoj ta beni publike dhe kete video.
Posted by Nisma #Thurje on Sunday, September 10, 2017
Pamjet e sotme kur kioskat janë hequr.
[wpvideo mkZr4rzB]