Studimi i OKB: Shqipëria ndër 20 vendet më të korruptuara në botë.

0

Shqipëria është një nga vendet ku perceptimi i korrupsionit nga qytetarët e saj është ndër më të lartët në botë, sipas nën-indeksit të korrupsionit, të matur si pjesë e Indeksit të Lumturisë të publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Një nga treguesit që shërbente për të matur indeksin e lumturisë ishte niveli i perceptuar i korrupsionit. Kompania ndërkombëtare e Sondazheve Gallup, anketoi rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës. Në treguesin e korrupsionit, perceptimi  u mat përmes dy pyetjeve: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”. Sa më i ulët indeksi, aq më i lartë është perceptimi për korrupsionin.

“Monitor” ka përpunuar të dhënat e hedhura online nga raporti botëror i lumturisë, i publikuar dy ditë më parë, ku rezulton se Shqipëria për perceptimin e korrupsionit merr një pikëzim prej 0.032, duke u renditur në vendin e 19 ndër shtetet, qytetarët e të cilëve mendojnë se janë të “zhytura” në korrupsion.

Shtetet me perceptimin më të lartë të korrupsionit në botë janë Lihuania, Bulgaria, Ukraina. Nga vendet e rajonit, Kosova është më keq se ne, ndërsa edhe në shtetin fqinj, Italinë, perceptimi i qytetarëve për korrupsionin është shumë i lartë.

Vendet që qytetarët përkatës mendojnë se ka një nivel të ulët korrupsioni janë Singapori, Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Suedia, Zvicra. Këto janë dhe shtetet që rezultuan dhe të parat në renditjen e indeksit të lumturisë.

Ndërsa Shqipëria, në raportin e vitit 2018, rezultoi më e palumtura në Europë dhe ndër 10 vendet në botë, që kishin shënuar përkeqësimin më të madh në tre vitet e fundit.  http://www.monitor.al/raporti-lumturise-tregon-zhgenjimin-shqiperia-e-palumtura-ne-europe-nder-vendet-perkeqesimin-te-madh-ne-bote/

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Krahas korrupsionit, Shqipëria renditet keq edhe në treguesin e mbështetjes sociale (e 19-a nga fundi), ku individëve u është bërë pyetja: “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”.

Vendi ynë paraqitet më mirë në treguesit e pritshmërisë për një jetë të shëndetshme në lindje (të matur nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë) dhe të lirisë për të bërë zgjedhje në jetë, me pyetjen “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, ku raporti ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria është në vendin e 83 në botë, duke lënë pas në Europë vetëm Bosnjën (84) dhe Kosovën (91). Por, megjithëse më e varfër dhe me perceptim të lartë korrupsioni, në indeksin e lumturisë Kosova ishte e para në rajon, në vend të 66 (Shqipëria ishte në vend të 112, Bosnja është në vend të 93, Maqedonia në vend të 89, Mali i Zi në vend të 81, Serbia në vend të 78). /monitor

 

 

RenditjaVendiPerceptimi i korrupsionit (sa më i ulët pikëzimi, aq më i lartë niveli)
1Lithuania0.006
2Bulgaria0.009
3Ukraine0.011
4Slovakia0.014
5Portugal0.017
6Indonesia0.018
7Trinidad & Tobago0.019
8Hungary0.022
9Kosovo0.023
10Russia0.025
11Armenia0.028
12Italy0.028
13Ghana0.029
14Thailand0.029
15Liberia0.030
16Jamaica0.031
17Mongolia0.032
18Nigeria0.032
19Albania0.032
20Lebanon0.034
21Czech Republic0.034
22Peru0.034
23Kyrgyzstan0.035
24Cyprus0.035
25Afghanistan0.036
26Turkmenistan0.037
27Central African Republic0.038
28Croatia0.039
29Colombia0.039
30Serbia0.043
31Cameroon0.043
32Greece0.044
33Madagascar0.049
34Mauritius0.050
35Sri Lanka0.050
36Slovenia0.051
37South Korea0.051
38Gabon0.052
39Venezuela0.052
40Congo (Kinshasa)0.052
41Macedonia0.052
42Sierra Leone0.053
43Argentina0.054
44Bolivia0.054
45Kenya0.055
46South Africa0.056
47Mali0.056
48Malaysia0.059
49Chad0.060
50Uganda0.061
51Chile0.061
52Angola0.061
53Tunisia0.063
54Panama0.063
55Poland0.064
56Yemen0.064
57Namibia0.064
58Cambodia0.065
59Latvia0.066
60Benin0.067
61Guatemala0.071
62Honduras0.074
63Spain0.074
64Paraguay0.074
65Morocco0.074
66Burundi0.076
67Palestinian Territories0.076
68Congo (Brazzaville)0.077
69Taiwan Province of China0.078
70Nepal0.078
71Vietnam0.079
72Malawi0.080
73Montenegro0.081
74Israel0.082
75Sudan0.082
76Zambia0.082
77Senegal0.082
78El Salvador0.082
79Brazil0.088
80Belize0.089
81Botswana0.092
82India0.093
83Mauritania0.093
84Guinea0.094
85Iraq0.095
86Mexico0.095
87Tanzania0.097
88Niger0.099
89Zimbabwe0.099
90Costa Rica0.101
91Togo0.101
92Ivory Coast0.103
93China0.103
94Haiti0.104
95Philippines0.105
96South Sudan0.106
97Dominican Republic0.106
98Kuwait0.106
99Egypt0.107
100Turkey0.109
101Lesotho0.112
102Pakistan0.113
103Ecuador0.120
104Kazakhstan0.121
105Bahrain0.123
106Saudi Arabia0.127
107Burkina Faso0.128
108Nicaragua0.128
109Iran0.129
110United States0.133
111Jordan0.134
112Algeria0.135
113Tajikistan0.136
114Iceland0.138
115Malta0.142
116Bangladesh0.144
117Syria0.144
118Ethiopia0.146
119Libya0.148
120Japan0.150
121Northern Cyprus0.154
122Belarus0.154
123Uruguay0.155
124Mozambique0.158
125Qatar0.171
126Bhutan0.171
127Laos0.174
128Estonia0.174
129France0.176
130Myanmar0.178
131United Arab Emirates0.186
132Georgia0.215
133Austria0.224
134Belgium0.240
135United Kingdom0.272
136Germany0.280
137Canada0.291
138Hong Kong SAR, China0.291
139Netherlands0.295
140Australia0.302
141Ireland0.306
142Luxembourg0.321
143Norway0.340
144Switzerland0.357
145Sweden0.383
146New Zealand0.389
147Finland0.393
148Denmark0.408
149Singapore0.457
Burimi: Sondazhi i Gallup, në kuadër të Indeksit të Lumturisë; të dhënat e përpunuara nga Monitor

Leave A Reply

Your email address will not be published.