Rezistenca e qytetarëve shpëton fushën e Laprakës. Anullohet leja e ndërtimit!
NIsma Thurje iu bashkua reagimit të banorëve për mos lejimin e ndërtimit të një kompleksi pallatesh te Fusha e Laprakës, e planifikuar nga Erion Veliaj dhe firma Salillari.
Fusha ka shërbyer si një hapësirë sportive për gjithë të rinjtë e zonës por edhe për stërvitjen e ekipeve të futbollit të Kryeqytetit. GJithsesi kjo nuk e pengoi aspak Veliajn që të planifikonte edhe aty ndërtimin e disa kullave duke ua hequr banorëve të vetmen hapësirë sportive që u ka mbetur.
KJo solli edhe reagimin e tyre të fortë, me protesta, reagime online dhe peticione. Duke parë se bashkimi i qytetarëve ishte i madh dhe shumë i vendosur, Veliaj u tremb dhe vendosi që të anullojë projektin dhe të tërhiqet.
Fusha do të mbetet e qytetarëve falë të gjithë atyre që u bashkuan dhe reaguan.
Urime!
Jo betonizimit të fushës së Laprakës
Të pangopurit i kanë vënë syrin fushës së futbollit në Laprakë për të mbjellë betonin e rradhës. Një banor i Laprakës ka përgatitur këtë video si reagim. Shpërndaje nëse mendon se fusha ku luajnë të gjithë është më e rëndësishme se betoni që pasuron vetëm një grusht njerëzish.
Posted by Nisma #Thurje on Friday, March 23, 2018