Pse Edi Rama nuk i mban dot premtimet ndaj studentëve?!

Nga Baroel Fejza

0

Nga Baroel Fejza

Në 11 shator të vitit 2018 u publikua raporti prestigjoz vjetor i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) “Education at a Glance 2018” mbi gjëndjen e arsimit në nivel botëror. Raporti shumë faqesh ofron të dhëna mbi 35 shtetet anëtare të OECD plus shteteve të tjera të cilat merren nën studim siç është Argjentina, Kina, Brazili, Federate Ruse etj.
Sipas raportit nga 2015 deri në 2018 nuk ka pasur variacione kështu që është vazhduar referimi i i të dhënave të 2015, ku shtetet e OECD kanë harxhuar mesatarisht 5% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) në arsim, me variacione të mëdha ndërmjet vendeve partnere.
Nga grafiku i publikuar në raport Norvegjia mban vendin e parë për shpenzime në sistemin arsimor e ndjekur nga Zelanda e re dhe nga Mbreteria e Bashkuar me rreth 6% te PBB dhe e mbyllin klasifikimin Luksemburgu, Irlanda dhe federata Ruse me rreth 3%. Një gjë për tu vënë re është se asnjë nga shtetet e marra në analizë nuk ka shpenzuar më pak se 3% të GDP për arsimin.
Në kontekstin e shkruajtur në raport, thuhet se vendet investojnë në sistemin arsimor për të favorizuar rritjen ekonomike, rritje të prodhimtarisë, kontribuim për zhvillimin personal dhe social si dhe për të ulur pabarazinë sociale.
Gjithashtu sipas nje raporti të dytë për vendet e OECD papunësia mbetet poshtë 10% përveç Spanjë, Greqi dhe Itali për shkak edhe të problemeve të tyre financiare që po kalojnë. Ku në kontekstin e punësimit të personave thuhet se rritja ekonomike e vendeve të OECD varet në furnizimin që i bën arsimi shtetit me punëtorë të specializuar. Dhe personat me specializime më të mëdha kanë më shumë mundësi që të punësohen sesa ata që kanë një edukim më të ulët dhe të përgjithshëm.
Disa gjëra që janë për tu dalluar janë përqindja e ulët e papunësisë në Gjermani për shkak të sistemit të tyre shkollor të lidhur edhe me specializimin në punë manuale dhe shërbime, që kërkohen nga punëdhënësit ,e që ju jepet të gjithë nxënësve të cilët nuk arrijnë vlerësime të larta në karrierën e tyre shkollore. Si dhe rritja e papunësisë dhe ulja e personave të specializuar, gjithashtu edhe probleme të tjera arsimore në Itali për shak të uljes së perqindjes të PBB për arsimin nga 5% në 4%.
Ku ndodhet shqipëria me këto analiza?
U premtua që arsimi do të merrte 5% të PBB, por sapo filloi qeveria e re vazhdoi trendin e qeverisë së vjetër duke ulur gjithmonë përqindjen, ku pëshembull në 2016 vetëm 2,3% e PBB jepeshe për arsim, por ministrja e arsimit e asaj kohe Lindita Nikolla kërkoi që buxheti për arsimin të ulesh 2,23% pasi në pikpamjen e saj buxheti më i ulët mjaftonte dhe tepronte për arsimin, ku dua tju kujtoj edhe njëherë rastin e Italisë. Gjithashtu po të shikohet papunësia tek faqja e INSTAT Albania, papunësia fillon nga rreth 34% në 2015 deri në 22,3% në 2018 për moshat nga 15 deri në 29 vjeç duke mos harruar edhe 160 mijë shqiptarët që emigruan në europë të cilët ulën përqindjen e të papunëve në Shqipëri.
Në vitin 2018 KLSH publikon të dhënat që institucionet i kanë shaktuar një dëm Shqipërisë me rreth 15% të vlerës së PBB. 15% një përqindje me të cilën mund të kishim bërë 3 reforma arsimore. Mund të kishim ndërtuar shkolla të reja, laboratore, konvikte. Mund ta kishim krijuar ambjente më të mira sportive edukative për nxënësit dhe studentët. Ambjente ku mund të ndiqen në përmirësimin e performacës e të nxënit dhe asistimit me detyrat e shtëpisë edhe pas mësimit duke i vënë nxënësit në më shumë kontakt me dijen dhe me edukimin. Do kishim mundësi ti ofronim të gjithë femijëve një arsim falas që nga çerdhete deri në universitet, siç ndodh në Gjermani dhe në vendet nordike, duke pasur edhe mundësinë që edhe mencat të ishin falas për të gjithë, librat të ishin falas e shumë kushte të tjera.
Me një buxhet për arsimin që është qesharak kryemistri nuk mund të mbajë premtimet ndaj studentëve me pakte të paqëna pasi buxheti i caktuar nuk është i mjaftueshëm. Një kryeministër që flet për veten e vet në veten e tretë dhe që ofrohet të bëj më shumë kur në fakt është ai i pari që nuk ka bërë asgjë.
Për më shumë del dhe thotë që punë ka por nuk ka specialistë, por nuk e kupton që faji është pikëtisht i tij pasi nuk ka krijuar mundësitë dhe strukturat që të krijohen specialistët e kërkuar dhe në gjithë këtë periudhë që partia socialiste ka qenë në pushtet ka pasur kohën më se të mjaftueshme për të krijuar specialistat e kërkuar nga tregu i punës duke financuar siç duhet arsimin.
Pra Edi Rama nuk mund të mbajë premtimet me studentët sepse nuk ka buxhet për ti mbajtur kështuqë diku lekët duhet të dalin dhe ato mund të vijnë vetëm nga xhepat e prindërve dhe stundetëve dhe faji që nuk ka profesionistë është vetëm i tij sepse nuk ka akorduar buxhet për këtë dhe as programe për krijimin e profesionistave.
Po ashtu për efekt zinxhir nuk mund të mbajë premtimin e famshëm të 300 mijë vende pune se nuk ka investuar në arsim të krijohen këto vende.
Ne nuk mund të kemi një arsim cilësor, të aksesueshëm dhe financiarisht të përballueshëm sepse administrata, njerëz militantë të punësuar nga qeveria, ka vendosur të dëmtojë shqipërinë ngaqë e ndjejnë përkatësinë më shumë tak partia.
Dhe kjo administratë krijohet nga klasa politike në bazë të premtimeve për vende pune që kanë bërë para fushate deputetët e ndryshëm.
Prandaj duhet ndryshuar sistemi në të gjitha aspektet dhe çdo gjë fillon me hapin e parë dhe hapi i parë është ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Duhet të bëhemi sa më shumë të ndryshojmë të gjitha sistemet që të funksionojnë siç duhet, ku fëmijët tanë të jenë të edukuar mirë dhe të aftë që ti bëjnë ballë jetës. Të marrim atë që na takon.
Firmos peticionin
#Bashkohu

Leave A Reply

Your email address will not be published.