Jemi ne, pa janë ata!

0

Nga Adam Abazaj

Këto ishin fjalët që më vinin në mendje pas çdo argumenti pro dhe kundër ndryshimit të sistemit. Edhe pse në subkoshiencën time isha mosbesues ndaj çdo argumenti sepse jemi ne pa jane ata, sërish u tregova i sinqertë me veten tek pranova këtë realitet duke arritur konkluzionin që kushdo qoftë, kushdo që të vijë e të sjellë ndryshimin, kushdo që të perpiqet për të sjellë risi, bashkim, ndryshim etj, JEMI NE PA JANË ATA!

Pra nëse ndryshimi nuk buron nga ne të parët duke tentuar që qoftë për një moment të purifikohemi nga babëzia që na karakterizon, sebepi një sistemi që na ka lënë të tillë, duhet kuptuar po ashtu në thelb që jemi ne që ose na pëlqen ose jo që të jenë ata dhe fatkeqësia këtu ka qëndruar dhe qëndron se babëzia e shkaktuar nga varfëria dhe mendjengushtësia jonë na ka bërë që ti pëlqejmë, ti duam, pra shkurt një dashuri platonike për dhunuesin këtu e 570 vite.

Po thellë brenda nesh a jemi të kënaqur me këtë shtypje, përdhosje, abuzim, pabarazi, PUSHTET i cili na shuan edhe shpresën më të vogël duke detyruar popullin e vet që dritën ta shikojë në emigrim, në lëpirje dhe heshtje?!

Rrugën e lehtë e pëlqejnë të gjithë sepse ky sistem na ka futur frikën në palcë, sepse ky sistem nuk na mësoi të jemi njerëz social e të kujdesemi për njëri-tjetrin, sepse frika për ndryshim na mposht. Edhe për të ngritur krye ndaj këtij fenomeni duhet ndryshim, bashkim, të mësojmë të kujdesemi për njëri-tjetrin, të hedhim poshtë mendësinë e vjetër sëbashku me xhaketat e vjetra që rrijnë varur nëpër karriget e pushtetit, ku detyrohemi t’u fshijmë pluhurat “me llape” matrapazëve që mos të teshtijnë e mos të na i zërë ndonjë azëm.

Ka ardhur koha ku vërtet të rinj e të vjetër të ndalin së zgjedhuri rrugën e lehtë por të marrin rrugën e veshtirë, atë të ndryshimit duke fillur nga vetja. ” Brekët vishen nga këmbët, jo nga koka”. JEMI NE PA JANË ATA!!! ” Mos harro që qeni që leh ka më shumë frikë nga sa çke ti nga ai”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.