Serbia ka arrestuar 79 persona ne aksionin me te madh antikorrupsion qe ka njohur vendi.
Ministri i brendshem Nebojsa Stefanovic tha sot se te arrestuarit perfshijne nje ish minister, disa zyrtare te larte, disa kryetare apo ish kryetare bashkish dhe disa nga drejtuesit e bizneseve kryesore ne vend.
Stefanovic nuk e dha emrin e ish ministrit por media e ka identifikuar ate si ish Ministri i Tregtise, Slobodan Milosavljevic.
Stefanovic tha se policia ende eshte ne ndjekje edhe te 5 te dyshuarve te tjere ne super operacionin qe nen shenjester ka patur korrupsionin dhe krimet financiare.
Dy jave me pare, Serbia celi negociatat e anetaresimit me BE nje proces i cili kryesisht fokusohet edhe ne nxjerrjen jashte sistemit te te korruptuarve dhe nxit transparencen qeverisese.