| NGA MENTOR KIKIA
Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundejeve kancerogjene janë ilaçet(përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet. |
| Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me hormone. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga qumështi pluhur. Më foli për kosin e lopes me qumësht pluhur. Më foli për djathin e delese të dhisë që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve që bëhen me 3-4 fishin e kimikateve për ti zgjatur jetën sallamit. |
| Bisedova me një tjetër njeri, ekspert i sigurisë ushqimore dhe më foli për miellin që përdoret për bukë, me nivel proteine shumë të ulët. Më foli për bukën e “zezë’ që nxihet vetëm nga solucione kimike dhe shitet si bio. Më foli edhe për verën, një shishe e të cilës kushton sa një kg rrush, që prodhohet me ujë, alkol dhe ngjyrues artificial. |
| Pastaj edhe domatet me hormone që piqen për 24 orë, kastraveci që rritet për 48 orë, shalqini që peshon 15 kg e qe mban aromë kungulli… |
| Lexova edhe fjalimin e djeshem te Albin Kurtit në parlamentin e Kosovës, që fliste fiks për të njëjtat gjëra. Që akuzonte një grup tregtarësh vrasës që importonin krundet e Serbisë e i shesin për miell buke në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Që fliste për prodhuesit e bulmetit që nuk ua blejnë qumështin fermerëve, por produktet i bëjnë me qumësht pluhur… |
| Mjeku që takova këtë mëngjes më tha se këta jo po e vrasin popullin, por po i ndryshojnë edhe genin me këto që po i fusin në trup. |
| Por ku flitet për këto probleme? Kush ngre zërin? Askush. Të gjithë flasin për politikë. Të gjithë e kanë mendjen tek koalicioni. Po na vrasin o njerëz, po na shkatërrojnë organizimin, po na deformojnë fëmijët fizikisht dhe mendërisht. |
| Në djall vaftë koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin. Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, sëbashku me ata që duhet ti kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare.
|
https://www.reddit.com/r/pics/comments/66gt4b/venezuela_today/
Knewoldge wants to be free, just like these articles!
Mr. President. Just because you got to your position/wealth/power by others “making it happen”, doesn’t mean the rest of us didn’t work hard and sacrifice to get where we are!