Frymëzuese! Shpenzoi 36 vite të jetës së tij duke gërmuar malin për ti sjellë ujë fshatit.

Huang Dafa, një njeri I zakonshëm në Kinë, nuk ishte I kënaqur me kushtet e jetesës në shtëpinë e tij. Fshati I tij kishte mungesë uji dhe ata vuanin nga thatësira. Fshati nuk mund të rriste të mbjella dhe kishte vetëm një pus nga I cili merrte ujë të pijshëm. Jeta ishtë shumë e vështirë. Ai vendosi ta ndryshojë këtë gjë. Shpenzoi 36 vite të jetës së tij duke gërmuar një kanal 10 km të gjatë në mes të malit, I cili I mundësoi fshatit ujë të bollshëm.

Sigurisht që u has me shumë problem rrugës së tij. Së pari me fshatarët të cilët e tallnin vazhdimisht dhe e konsideronin të cmendur. Mbas 10 viteve gërmime, aid he disa të rinj që ju bashkuan mundën të hapnin vetëm 100m tunel mes malit icily nuk e mundësonte kthimin e ujit për në fshat nga burimi I tij. Kjo sepse njohuritë e tyre për sistemin ujitës ishin të dobëta. Por kjo nuk e bëri Hung Dafan të dorëzohej. Ai u larguan dhe shpenzoi disa vite duke studiuar inxhinjeri të ujit në një qytet të afërt.

Ai u rikthye me energji të reja dhe në vitin 1990 e rinisi projektin e tij. Kësaj here duke ndenjur 24/7 te vendi, duke punuar dhe studiuar projektin në cdo hap.

Ne 1995, kanali prej 10 km përfundoi dhe uji erdhi në Caoëangba. Jo vetëm fshati I tij, por edhe tre fshatra të tjerë përfituan nga uji I bollshëm. Dafa sot konsiderohet si një hero I mbinatyrshëm në zonë dhe respektohet nga të gjithë. Fshatrat kanë rritur ndjeshëm prodhimin bujqësor dhe janë zhvilluar falë ëndrrës dhe vendosmërisë së një njeriu.

Comments (1)
Add Comment
  • Josie

    Blackstone (BX) going public was one of the greatest timed moves ever. Those guys made out like fc2n1k&#8ui7; banditos! My claim to fame was receiving a bank wire having just sold a urine soaked, mortar chipped property in eastern Europe just d-a-y-s before SHTF in a major way across the globe. I mean the guy didn’t even have time to cart in a new fridge before the currency devalued and prices plummeted.