Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo ka dhënë një intervistë për Nismën Thurje ku ka folur gjatë për problemet me të cilat haset sot Shqipëria. Kristo e di për fakt se 95% e shqiptarëve duan të largohen por ai nuk mendon se kjo është zgjidhja, mbasi fati i keq i asaj që kemi ndërtuar në këtë vend ne na përndjek edhe jashtë. Ai mendon se e ardhmja e të gjithëve është këtu dhe duhet të luftojme me shumë për ta bërë vendin më të jetueshëm. Me sarkazëm ai përmend edhe një ndodhi personale kur u takua te tregu i perimeve me një ish Ministër dhe “ju bë zemra mal” teksa e shihte se të dy i blinin perimet në të njëjtin vend, perime që ndoshta mbartin sëmundje kanceroze për shkak të ndotjes së shkaktuar nga vetë vendimet e ish Ministrit. Askush nuk mund t’ia hedhë jetës thotë Kristo me të drejtë, as ministrat, as kryeministrat e as ne.
Ndiqeni me poshte te plote: