Mbrohet populli apo mbështeten oligarkët?!

Nga Abdyl Bakiu

(Letër e hapur Ministres së Shëndetësisë)

U njohëm këto dite, nëpërmjet internetit, me një projektligj të ri që modifikon e ndryshon ligjin e vjeter Nr. 8691 dt. 16.11.2000 “Për prodhimin e tregëtimin e duhanit dhe të cigareve” Duket social e bashkëkohor por duke u mbështetur në të vërtetën llogjike ai s’ndryshon asgjë në permbajtje, vecse ndryshon polet e e tregëtimit të duhanit duke u përqendruar në pak duar. Ju drejtohem juve, e nderuar minister, se ju jeni deklaruar për të mirat e këtij ligji. Ai ka inflacion fjalësh…

Vetëm në Tiranë për dy-tri vite janë hapur të paktën 270 kioska ( o zot filloi perseri kioskezimi i zhdukur ne 2002) që shesin cigare, patatina, molto, cokollata e çamcakiza. Janë hapur në rrugët më të qarkullueshme, në kryqëzime e vende kyc te Tiranës. Komunitetit të biznesit kjo nuk i ka pëlqyer por nuk ka reaguar se e ka vlerësuar si pjesë të ekonomisë së tregut, si pjesë e konkurencës së lire, si mënyrë për t’i shërbyer më mire njerëzve. Deri këtu s’ka asgjë per t’u shqetësuar. Por shefat apo oligarkët që ndërtuan e vendosën këto kioska s’janë të kënaqur. Duan më shumë. “E si t’ja bëjmë”, mendojnë. “Të nxjerrim një ligj që ti ndalojë, marketet, lokalet, supermarketet, dyqanet e vogla të lagjeve të shesin paketa dhe njerëzit të shkojnë tek këto kioska të cilat do të licensohen posaçërisht për shitjen e duhanit e të cigareve. Dhe dihet: të fuqishmit kanë mënyrën e tyre allashqiptare për të bërë lobing tek ligjvenësit. Dhe nuk e bëjne këte lobing me konferenca, shtyp apo forma të tjera të njohura por me biseda dy apo tre palëshe, larg transparencës publike

Zonja ministre, merrni përsipër të argumentoni pozitivitetin e këtij ligji. Por ta marrim të fragmentuar deklaratën e duke argumentuar cdo pjesë të saj.

Ministrja tha “ …Jemi në fazë konsultimesh për ndryshimin e ligjit, qoftë me ata te mbrojtjes së shëndetit, qofte me grupet interesit. Sepse për ne, parësor është shëndeti i qytetarëve…”

Si e mbron shëndetin e qytetarëve zonja ministre? Duhanxhinjtë do e pijnë cigaren si perhereë por tashmë s’do e blejnë aty ku e kanë blerë gjithmonë por në vendet e licensuara. Kjo nuk ndryshon asgjë. Pse deri tani njësite e shitjes ishin të palicensuara? Përkundrazi janë të gjitha të licensuara për shitjet e mallrave të konsumit dhe duhani është një i tillë. Dhe këto paketa nuk merren në lumin e lanës por merren nga kompanitë e licensuara te shpërndarjes.

Kush janë per ju zonja ministre grupe interesi (apo thjesht e perdorni si slogan juridik) nëse nuk është komuniteti prej më shumë se 20 mije njësi shitjesh? Të paktën vetëm në Tiranë. A është pyetur ky grup i madh interesi? Nëse po cmendim ka dhenë? As që e keni pyetur, as nuk e përmendni fare, as që e keni vënë në kandar po bjeri ti biem. Po u bë ligj, mendoni ju, e mbyllin gojën të gjithë se ai ka sanksione. Ky është mendimi i propozuesve të ligjit.

Ju thoni: “…Paketat nuk do të lejohen të shiten më nëper lokale, supermarket apo dyqane lagjesh…” Pse zonja minister, ç’paska ndodhur? Apo pse i shërbehet klientit shpejt dhe mirë. Unë psh jetoj në katin e tretë e që nga aty, prej 26 vitesh, zbres me pantofla apo me pizhama në katin e parë ku është njësia e shitjes dhe blej paketën “Filip Morris”. E gjej në cdo orë deri në 12 të nates, pa përmendur që kemi njësi shitjeje 24 orëshe. Kjo më kushton vetëm dy minuta. Pse duhet te shkoj 300 e 400 metra më larg, të vishem e ngjishem, për te gjetur këtë mall që dua? Mos vallë ai që do marr më larg është më i mire. Po si unë, për paketa të ndryshme, ka me mijra vetë. Dhe këto dyqane janë në zemër të lagjeve ku banojnë shumica e njerezve, janë në labirinthet e jetës e jo vetëm aty ku doni te na coni. Njerëze u duhet shërbyer shpejt e mirë. Por e vërteta është se këtu ka një çështje themelore; Përvec shërbimit të shpejtë, nga duhani fitojnë të gjithë nga pak, mbijetojnë, kurse ju doni tja hiqni këtë mundësi, doni t’ja hiqni bukën e gojës Ato grimca fitimi ju doni t’ja shkurtoni mijra dyqaneve dhe fitimi të mblidhet vetëm në dy tre duar, t’u shtohet se ato s’po mbeten te kënaqur! Po kështu goditet populli i thjeshtë dhe përkrahen oligarkët. Se anetarët e biznesit nuk vijnë nga hëna por janë pjese përberëse e popullit. Kjo quhet dhunë pushtetore dhe nuk i shërben aspak te mirës. Dielli s’duhet të ngrohë disa por të gjithë! Përderisa cigaret dhe paketat janë mall i lejuar në qarkullimin civil s’duhet të vihen të tilla kufizime. Ndërsa cmimi dhe konkurenca e lirë janë tjetër gje. Monopolet dëmtojne cilesinë e një shteti

Ju thoni në deklaratën tuaj: “… Do të ndalohet shitja e paketave me 10 cigare e më pak…” Pse keshtu zonja ministre? Cpaska ndodhur? Që oligarkët të fitojnë më shumë e më shpejt? Jetojmë periudhën e tregut të lire dhe parimi baze i tregut është kërkesë-oferta. Ashtu e duan njerëzit (kërkesa) ashtu ju përshtatet tregëtia (oferta). Disa duan te pijnë më pak, disa të tjerë aq para kanë për shpenzime apo duan te disiplinojne veten. S’keni pse i kufizoni dhe detyroni: o te blejnë paketë 20 cigarëshe ose hic! Bota e tregëtesi kudo i njeh dhe i zbaton me përpikmëri këto kërkesa.

Ju pyes zonja ministre: Me këto masa që doni të merrni, si e ruani shëndetin e e duhanpirësve? Ah po ai ruhet ndryshe; Më shumë se deri më sot të flisni kudo në të gjitha ambientet, të vogla e të medha, në shtyp e televizione, në te gjitha qendrat shëndetësore për dëmet që sjell duhani që ata ate ndërgjejgesohen dhe ti largohen me bindje të plote duhanpirjes dhe jo me këto masa cerekshe që nuk ndikojnë fare në lënjen e tij.

Dhe një pyetje të fundit; A mendoni se nuk do të licensohen posaçërisht per shitjen e cigareve ato qindra kioska standarte që na kanë mbirë si këpurdha pas shiut ne rrugët e bulevardet tona? Une (shumica) mendoj se jo vetëm do licensohen por se e gjithe kjo furtunë është bërë që ato të jetojnë e të tjerët të ngordhin. Ligjet kudo bëhen për të mirën e shumicës dhe jo të pakicës. Ligjet që miratohen. cdo ditë e më mire duhet t’ja zbardhin jetën popullit, ato nuk duhen për të argjenduar jetën e pak kokrave e t’ja nxijnë shumicës së tjerëve.

Adresa: Rruga Tefta Tashko Tirane

Kontakt: 0684029999

Tirane me 05.03,2019

Comments (0)
Add Comment