Duhet ndryshuar sistemi!

Nga Av. Adriatik Lapaj

DUHET NDRYSHUAR SISTEMI
Të ndryshohet SISTEMI elektoral në “Proporcional Kombëtar me lista të hapura” .

C’të mira ka?
1- Hap garën brenda llojit pasi nuk është më renditja në lista ajo që cakton fituesin, por numri votave që çdo kandidat i listës merr. Pra edhe pse mund të jesh i fundit në listë vota të nxjerr të parin. Kjo i masakron servilat, lëpirësit, yes men-at pa shtyllë kurrizore;

2- Hap garën në skenën politike pasi çdo subjekt politik duhet të rrisë performancën në të kundërt mund të sfidohet nga ide dhe forca të reja. Performanca rritet duke afruar të aftët në ekip, pra në finale subjektet politike do jenë të detyruara të vrapojnë kah e mira.

3- Relativizon deri në zhdukje gangot me zinxhira të trashë në qafë pasi influenca e tyre zonale është 1 pikë uji në raport me numrin e votave në nivel kombëtar. Thënë troç as ata nuk do e merrnin mundimin ti hynin politikës e as politika nuk do kishte ç’fitonte më nga ata.

4- Motivon ide dhe forca të reja ti hyjnë garës duke mbajtur kështu nën presion pozitiv demokracinë dhe partitë parlamentare për rezultate.

5- Rrëzon njëherë e mirë autokracinë brenda partive dhe në politikë pasi Kryetari Partisë kthehet në administrator dhe jo pengmarrës pasi dhe të dojë s’e lë formula.

6- I jep votës vlerë të njëjtë nga Vermoshi në Konispol ndryshe nga sot ku vota në qarqe të ndryshme ka peshë të ndryshme.

7- E zhbën standardin e prostitucionit politik ku partia e vogël në koalicion me partinë e madhe e nxjerr deputetin me gjysmën e votave që i duhen normalisht një subjekti që është në garë duke deformuar garën në dobi të shushunjave politike dhe në dëm të demokracisë.

8- Rikthen fuqinë te qytetari dhe vota.

9- Ndalon hemoragjinë emigruese dhe rindez dritën e ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit të drejtë dhe me meritokraci.

Comments (1)
Add Comment
  • Besmir Gjini

    Edhe nje here shtrohet pyetja: Kush do ti perzgjedhe listat elektorale? Kryetari, Kryesia, Baza apo Komisione te vecanta brenda partise? Si mund te rregullohet ky detaj kaq i rendesishem?