Një milion lekë rrogë nuk mjafton!

Nga Dritan Brakaj

Nëse punon në Tiranë prej disa vitesh si inxhinier (apo një profesion tjetër të ngjashëm) gjasat janë që merr 700 000 deri në 1 000 000 Lek (te vjetra) neto rrogë mujore. Le te themi që merr maksimumin, 1 000 000 Lek.
Nëse ti ke disa vite që punon (p.sh. 10 vite) gjasat janë që ke dhe një familje me dy femijë dhe bashëkshorten.
Nese nuk ke trashëguar një shtëpi nga prindërit ti paguan qeranë ose kredinë me siguri; supozojmë që paguan qeranë.
Le të fillojmë të bëjmë bilancin ekonomik nga data 1 e muajit sapo ke marrë rrogën.
Dita 1: More rrogën, 1 000 000 Lek. Super!
Para se të dalësh nga shtëpia për në punë duhet të sistemosh fëmijët; njërin e nis për në kopësht, tjetrin e lë në shtëpi me dado. Kështu bën shumica pasi kushtet dhe oraret e kopshteve shtetërorë janë krejt të pa-përshtatshme. Kopështi privat kushton mesatarisht 200 000 Lek në muaj me gjithë transport, po aq kushton edhe dadoja pak a shumë. Pra iken 400 000 Lek që në mëngjes.
Nëse ti punon në një firmë te vogël që nuk ta garanton transportin (dhe shumica e firmave dihet që janë të vogla) gjasat janë që ti përdor makinën tënde. Për të përshkuar Tiranën mes përmes në orarin pik duhen rreth 45-60 minuta mesatarisht dhe nëse ke një makinë të vjetër (si shumica) me motor mesatar ajo harxhon mesatarisht 5000 Lek për këtë rrugë; shto edhe rrugën e kthimit bëhen 10 000 Lek karburant në ditë. Nëse firma jote respekton Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë atëhere ti punon 20-21 ditë në muaj, pra ti harxhon rreth 200 000 Lek karburant në muaj.
Nëse ti paguan qeranë diku më afër periferisë se sa qendrës, për nje apartament 2+1 pjesërisht të mobiluar atëhere ti paguan rreth 300 000 Lek.
Dita 2. Supozojmë që në ditën e dytë vijnë faturat (ujë, drita, mirëmbajtje pallati, etj).
Në Tiranë një familje e vogël si kjo që po analizojmë harxhon mesatarisht 20 000 Lek ujë Ujësjellësi, 50 000 Lek energji elektrike, 10 000 Lek gaz, 10 000 Lek mirëmbajtje pallati. Total 100 000 Lek në muaj utilitete, pa përfshirë telefon dhe internet.
Le ti mbledhim shpenzimet derimë tani:
200 000 + 200 000 + 200 000 + 300 000 + 100 000 = 1 000 000 Lek
Ups! Që në ditën e dytë mbaruan Lekët e muajit dhe nuk kemi folur ende për ushqim, veshmbathje, spital e ilaçe, etj. Nëse nuk ke të ardhura të tjera, ti je i falimentuar qysh në fillim. Nëse bashkëshortja punon dhe të ardhurat e saj janë të mjaftueshme për të mbuluar konsumin mujor të familjes plus shpenzimet për doktorë e ilace atëhere jeni me fat.
Pra nga 30 ditë që ka muaji, vetëm dy ditë duhet te jetojmë, sipas qeverisë, ndërsa 28 ditët e tjera duhet të ngrijmë (mos të konsumojmë asgjë).
Kjo është tabloja ekonomike e nje familje të shtresës së mesme në Tiranë, sot e disa vjet.
Prandaj nje numër i madh familjesh shkatërrohen, shumica e inxhiniereve dhe mjekëve ikin ose kërkojnë të ikin nga ky vend. Prandaj shkalla e divorcit ka arritur shifrat më te larta ndonjëherë me shkaktar kryesor ekonominë. Prandaj depresioni dhe vetëvrasjet janë fenomene gjithnjë e më të shpeshtë.
Prandaj duhet që të flasim me njëri-tjetrin për këto probleme dhe te bashkojmë zërat derisa zëri ynë të çohet ne kupë të qiellit e t’u buçasë fort qeveritarëve.
Përse të prishet familja ime, familja jote? Le të prishet rehatia dhe qetësia e atyre qeveritarëve që paguhen nga taksat tona pikerisht për të na garantuar balancë ekonomike e qetësi sociale që të mund të punojmë e jetojmë te qetë.
Ne duhet të kuptojmë që vendi ynë nuk është i varfër përkundrazi është shumë i pasur, është në krye të listës për pasuri natyrore për frymë në Europë. E përkundër kësaj, sistemi ynë politik ja ka dalë ta rendisi vendin tonë në fund të listës për të ardhura për frymë në Europë.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur. Jemi të vjedhur dhe të mashtruar madje. Shikoni raportet vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit; përvit raportojnë miliarda Lek shkelje dhe abuzime. Vetëm për vitin 2018 KLSH raporton 193 000 000 Euro dëm ekonomik dhe 1.7 miliardë Euro ishte vlera totale e projekteve të afektuara.
Ja pra përse rrogat tona nuk rriten. Ja pse ne mbetemi të varfër.
Ti sot e ke një mundësi të flasësh e ta çosh zërin tënd lart, ke Nisma Thurje që ka marrë angazhim të grumbullojë firmat e nevojshme për të ndryshuar sistemin zgjedhor me lista të mbyllura i cili ka prodhuar këtë sistem shtetëror.
Për këtë na duhet ndihma jote. Nëse ti e identifikon veten më sipër, mos nguro, firmos Peticionin për ndryshimin e kodit zgjedhor TANI. Mund ta bësh online te www.nismathurje.al ose në një nga stendat tona që janë prezente në Tiranë dhe në shume qytete të tjera.
Kur ne bashkohemi ata dridhen! Eja, bashkohu për veten, për familjen tënde!

Dritan Brakaj

Comments (11)
Add Comment
  • Edian Mece

    Skandaloz ky shkrim. I mbushur plot me hamendesime krejt te gabuara. Spo di nga tja filloj:

    1. Ne cdo vend te botes po te punoje vetem nje familjar, nuk ja del dot ne fund te muajit. Po flas per shtresen e mesme, sepse te pasurit kane te ardhura te nje niveli tjeter, dhe mund tja dalin fare mire me 1 rroge ne muaj. As ne Amerike me 5000 dollare/muaj nuk ja del, as ne Europe me 2800 eruo/muaj nuk ja del nje familja me 4 persona.
    2. Femijet fare mire shkojne ne kopesht publik, falas dhe maksimumi merret nje dado part time, per 3/4 ore te mosperputhjes ne orare midis punes se prinderve dhe orareve te kopeshteve. Kopeshtet private sigurisht qe nuk jane esenciale per nje familje te mesme. Le te themi 20.000/muaj
    3. Domosdoshmerisht duhet te shkosh ne pune me makine private nderkohe qe smundesh? Transporti publik per cfare eshte? Shtresa e mesme duhet te beje ekonomi, jo te quaje transportin me makine private domosdoshmeri. Le te themi 2000/muaj?
    4. Qeraja eshte e sakte, te 30.000/muaj.
    5. Uje drita jane te sakta te 10.000/muaj.
    Me llogarite e mia deri tani jane 62.000/muaj dhe ngelen akoma dhe 38.000/muaj. Ky inxhinieri ka shume gjasa qe te jete martuar me nje farmaciste, mjeke, juriste, ekonomiste etj. Le te themi qe merr edhe ajo 80.000 ne muaj? Dhe ne shkrim mund te ishte permendur fakti qe femrat ne kte vend vazhdojne paguhen me pak se meshkujt, dhe ky eshte po nje problem qe duhet zgjidhur.

    A mjaftojne? Sigurisht qe jo, por shkrime te tilla tendencioze, te pabaza dhe krejt spekulative vetem e demtojne kauzen dhe nuk perbejne argument, perkundrazi.

    Me bezdis fakti qe edhe kur duhet folur me forcen e argumentit, behet propagande.
    Nuk e ndihmon kauzen kjo llogike.

    • Saimir Bushi

      Mendoj se llogaritjet e z. Brakaj jane te sakta, per me teper, ka harruar te shtoje se ushqimet e te mirat baze te jetes (oriz, makarona,vaj, buke etj etj) jane te taksuara si ato te ”luksit” 20% ku ne te gjitha vendet e tjera jane poshte 5% dhe ky eshte krimi me i madh. ky artikull eshte me se i vertete sepse na jep arsyen kryesore te braktisjes se vendit ne mase nga te rinjte qe nuk shohin te ardhme.

      • Edian Mece

        Saimir, te jap plotesisht te drejte sa i perket TVSH se ushqimeve baze qe ska pse te jete 20%, dhe duhet ulur me patjeter per ti lehtesuar barren ushqimore nje familje shqiptare. Por shkrimi i Dritanit nuk e cekte kete teme, i referohej dickaje tjeter dhe une kritikova thjeshtesine me te cilen ngriheshin disa supozime per nje familje mesatare shqiptare. E mirepres cdo debat ne lidhje me ato cka kam shkruar, dhe dua te degjoj opinionin tend mbi to.

        Kalofsh mire

  • Nano

    Çfarë demoralizimi kur mendon që e ke rrogën 350 mijë të vjetra… Duket sikur kemi ngecur këtu.

  • Dritan Brakaj

    Edian, flm qe gjete kohe te lesh nje koment kaq te gjate; kjo tregon qe shkrimin tim e ke marre seriozisht. Natyrisht ti ke te drejten tende ta gjykosh nga pozita jote dhe une te respektoj ne kete pike por, kjo nuk e rrezon aspak analizen qe kam bere.
    Kjo pasi kur e kam shkruar jame bazuar ne historite reale te kolegeve dhe shokeve te mi qe punojne e rreken te nxjerrin muajin. Nuk e kam bere per vete pasi une fatmiresisht fitoj me shume se aq dhe gruan e kam ne pune po ashtu. Ti ndoshta nuk hyn ne ate shtrese shoqerore por mund te pyesesh sa fiton ne muaj nje inxhinier telekomi/it/mekanik/etj me 10 vite ekperience.
    Transporti publik ne Tirane nuk ka orare dhe ne oret e pikut shpesh ai eshte full. Nga ana tjeter nuk ka linja per do destinacion. Psh nese banoj te Fresku dhe punoj te TCH, nuk ka linje.
    Per cerdhet dhe kopeshtet nuk kam cfare te te them pasi duhet te jesh prind e ti kesh provuar, ti mund te pyesesh ata qe kane femije sa vuajne. Sa per Dadon, nuk e gjejme dot me rroge te plote e jo me part time, se nuk vjen. Edhe sikur ta gjejme me gjysem rroge na duhet edhe nje person per transportin e femijes pasi cerdhja nuk eshte te dera e pallatit dhe dado nuk ben transport. Keshtu shpenzimi shkon me teper i dashur.
    Te pershendes!

    • Edian Mece

      Pershendetje Dritan. E vleresoj pergjigjen tende dhe jam pasionant i debatit konstruktiv.

      Ne parim, jam dakord me ty qe gjendja ne vend eshte skandaloze, qe te rinjte e kane gjithmone e me te veshtire te ngrene familje, te stabilizohen, te bejne jete dinjitoze. Por mendoj qe nje shkrim ka force me te madhe bindese kur argumentat jane 100% te verteta. Me gjysem te verteta humbet kredibiliteti i tij.
      A nuk kam te drejte kur them qe nese nje inxhinier merr 100.000/ muaj ka edhe bashkeshorten qe merr ne mos aq, dicka me pak. Dhe ky eshte problem serioz qe perse bashkeshortja merr dicka me pak. Jo domosdoshmerisht duhet te hysh ne nje shtrese te caktuar shoqerore Dritan per te bere analize sociale apo ekonomike. Besoj te dy zoterojme mjaftueshem informacion per te bere disa ‘llogari’.

      Transporti publik ne Tirane ka 100 probleme por zgjidhja nuk mund te jete makina. Makinen sot ne Shqiperi e zoterojne diku te 1 ne 10 shqiptare. Pra shqetesimi qe duhet te ngreme per 9 shqiptaret e tjere eshte cfare sygjerojme ne per te permiresuar sherbimin publik, jo ti keshillojme te blene makina. Celesi i nje transporti publik efikas eshte si te besh edhe ate qe ka makine te perdore transportin publik. Besoj nga eksperiencat qe kemi ndare ne vende europiane, qofte edhe si vizitore kane dhe ata probleme me tranpsortin publik, por sido qe te jete, zgjidhja per shtresen e mesme mbetem gjithmone transporti publik. Sa i perket itenerarit Fresk Top Channel, eshte zgjidhja duke nderruar autobiset pasi te dy skajet sherbehen nga linja te vecanta transporti publik. Ky eshte nje ngerc apo nje model alla shqiptar qe linjat e transportit publik u jepen 15 operatoreve te ndryshem te cilet jo qe nuk bashkepunojne mes tyre, po ku e ku tu marrin edhe udhetarin e fundit njeri tjetrit. Une mendoj qe transporti publik, duhet te jete sic ka emrin, publik, nen nje entitet te vetem, me pronesi publike dhe jam me shume se i sigurte qe mund te menaxhohet edhe nga entet publike.
      Sa i perket cerdhe/kopesht nuk mund te harxhoje nje familje e mesme 40.000/muaj. Une ne pergjigjen e meparshme i kisha dedikuar nje 20.000 leke/muaj dhe besoj e gjen dike per te punuar 4 apo 5 ore ne dite per te te mbajtur te dy femijet. Ndoshta 25.000.

      Pika kryesore ku ndahemi bashke eshte fakti qe qysh ne krye ti e nisje supozimin qe ne nje familje me 4 veta punonte vetem babai. Nuk ka asnje shans, ne cdo vend perendimor qe duke punuar vetem 1 prind, qofte edhe inxhinier, te suportoje familjen. Shembuj kemi me qindra nga bashkekombesit tane qe jetojne e punojne ne perendim, dhe e thene thjeshte, nuk mbahet shtepia me nje rroge.

      Thene te gjitha keto, siguirsht qe situata nuk eshte aspak e mire, dhe jemi ne piken kur edhe ata qe e kane nje pune te mire, po tentojne te ikin. Ka vdekur shpresa, nuk shohin te ardhme. Inxhinieri, mjeku, arkitekti, juristi etj nuk mund te pretendoje te mbijetoje, i duhet me patjeter te jetoje. Burimi i gjithe te keqes eshte nje sistem kryekeput gabim, ku ka vdekur meritokracia, ku idealizohet krimineli dhe ku politika e korruptuar eshte prezente ne cdo hallke ne shqoeri duke kontrolluar, stopuar, penguar, cdo sipermarrje, iniciative, ide, apo vlere shoqerore. Dhe per kete une e kam firmosur peticionin!
      Te pershendes

      • Alvi Mita

        Tungjatjeta Edian,

        I lexova me vemendje argumentimet e tua persa i perket ketij editoriali dhe po bej komentin tim.
        Fillimish pergezoj Dritanin per parashtrimin e detajuar qe i beri gjendjes financiare te nje familjeje te shtreses se mesme shqiptare. Megjithe faktin qe nuk logariti te ardhurat e bashkeshortes, prape mbeten shume zera te tjere shpenzimesh te cilet shume shpejt do ta zbraznin llogarine e kesaj familjeje.
        E kuptoj edhe ndjeshmerine e disa komentuesve persa Ju perket shtresave ne nevoje ne shoqerine shqiptare, sigurisht qe ato te ardhura nje i varfer as nuk mund ti enderroje por mendoj se gaboni kur thoni se kjo analize e demton qellimin dhe kauzen e Nismes Thurje.
        Ne nje shoqeri normale te gjithe gezojne te drejta, liri dhe shanse te barabarta por nuk mund te pretendosh qe edhe niveli i mireqenies te jete i njejte per te gjithe. Çdo shtrese ka nevoja dhe pritshmeri te ndryshme dhe kjo me duket me se legjitime. Qe shoqeria te funksionoje dhe te begatoje duhet qe te gjithe te marrin ate qe ju takon jo te jene te barabarte. Çfare shoqerie eshte ajo ku nje mjek apo inxhinier kane te njejtin standard jetese me nje punetor te pakualifikuar, kur nje funksionar shteteror ka te njejtat privilegje si nje i punesuar ne sektorin privat, kur nje punedhenes ka te njejtat perparesi ne treg si nje i vetepunesuar?
        Mendoj se qasja duhet te jete e drejte jo e njejte!
        Natyrisht nuk eshte arsye e mjaftueshme per tu larguar nga Shqiperia fakti se nuk te dalin 1 apo 2 milione per te jetuar por ama kjo eshte nje arsye e forte e cila duke ju bashkengjitur te tjerave te cilat i permende ti vete po e varferojne Shqiperine nga shtresa e profesionisteve me familje te reja.
        Eshte pikerisht kjo shtrese qe e çon perpara ekonomine dhe shoqerine e nje vendi. Prandaj mendoj se kjo shtrese pra ajo e mesme meriton shume me teper vemendje ne programin e nje levizjeje perparimtare si Nisma Thurje sepse aty qendron edhe çelesi i suksesit.
        Pra per mendimin tim nuk eshte zgjidhje ti kerkosh shtreses se mesme te ule pritshmerite e veta por duhet krijuar terreni i pershtatshem qe ata ti realizojne ambiciet e tyre gje qe do te stimuloje ekonomine dhe do te hape rrugen drejt mireqenies edhe per shtresat ne nevoje.
        Problemin ne nuk e kemi me shtresen e mesme por me Oligarket dhe ortaket e tyre ne politike.
        Te zhytur ne borxhe,te nenvleresuar ne pune,me nje pleqeri te pasiguruar, shtreses se mesme nuk i mbetet gje tjeter vetem te kerkojne nje jete me te mire diku tjeter.
        Nje koment i yti do te me gezonte.
        Te pershendes…

  • Enkelejd Caushaj

    Pershendetje.
    Interesant ky shkrim apo analize ashtu si dhe eshte quajtur, por cfare analizon?!
    Qe 1.000.000 leke nuk mjaftojne!!! Qe ndodhin ndarje apo vetvrasje se 1.000.000 leke nuk mjaftojne!!! Besoj se eshte tallje dhe jo analize. Besoj se vete shkrimi eshte parodi. Njerezit largohen se nuk kane buke te hane, se nuk kane pune, se femijet nuk kane me se ti veshin, ketu analizohet dado apo jo dado, makine apo jo makine, sa per dijeni ekzistojne dhe forma te tjera trasporti si psh. bicikleta, ahhh po me fal nuk e ulin veten inxhinierat. Analiza duhet te jete globale ku te perfshihen dhe te pasqyrohen problemet e verteta te nje populli. Emigrimet nuk vijne nga fakti qe 1.000.000 leke nuk dalin se jepet imazhi i keq. Emigrimi eshte plage qe nuk mbyllet, eshte gjithmone e hapur dhe duhet kujtuar gjithmone qe asnje prind nuk e hedh femijen ne det deri kur deti eshte me i sigurte se toka. Shqiperia me te vertete ka pasuri natyrore, por mos te bejme demagogji, per ti nxjere duhet teknologji.

  • Ardi Kita

    Jam shume dakord me parafolesit Enkelejd dhe Dritan. Eshte si ajo historia qe meqe qahen te gjithe hajde qahemi edhe ne! Se pari, perderisa po flet per familje, atehere merr te ardhurat familiare qe po supozojme te jene 1.8 milion (po flas vetem me te vjetra). Jeta me 1.8 milion ne muaj vertet mund te mos jete parajse por ama eshte marrezi te thuash qe vuan per buken e gojes!
    1. Nqs s’te del llogaria me makine dhe ke alergji nga autobusi bli nje motorr – udheton shume me shpejt ne trafik dhe konsumon shume me pak (sic bejne rendom jashte shtetit kudo ku shkon) – 40-50 mije ne muaj.
    2. Femijet ne kopshte private eshte nje luks qe e vendos ne baze te te ardhurave qe ke! Nqs 400 mije jane teper atehere vendi i tyre eshte ne kopshtet publike! Shko aty dhe kerkoi llogari kopshtit nqs ke pakenaqesi.
    3. Utilitaret – 150 mije.
    4. Qeraja jam dakord qe shkon te 300 por ide me e mire do ishte te merrej nje kredi dhe te blihej shtepia ne menyre qe keto leke te mos jene te hedhura ne ajer por te mblidhen per te pasur nje prone qofte edhe pas 20 vjetesh. Shtepine mundohu ta gjesh afer nje stacioni autobusi sepse mund te thuash qe gjeta shtepi ne Maminas dhe nuk eshte e lidhur mire me autobus, por ketu me duket se faji ndahet mes teje dhe bashkise, pra jo teresisht i bashkise.

    Pra deri tani jemi te 500 – 600mije.
    Ke dhe 1.2 – 1.3 milion per te ngrene, per sebepe dhe per te kursyer dicka.

    Nje gje tjeter e rendesishme eshte qe edhe sikur Shen Tereza te qeveriste, mos ki shpresa se do te te thoshte: “Ua po ju me 1.8 milion ne muaj mbijetoni? Kjo eshte e tmerrshme si ja dilni? Qeveria do angazhohet qe t’ua shpjere 2.8 milion qe te fillojne te emigrojne evropianet ne shqiperi”

    Ajo qe mund te thuhet ne kete rast eshte thjesht qe ka mundesi per me teper e jo qe po vdesim per buken e gojes me 1.8 milion ne muaj. Mund te thuhet qe bota eshte ne fillimet e nje revolucioni qe po sjell futja e inteligjences artificiale dhe eshte nje indusrti qe nuk kerkon makineri te fuqishme dhe shume te kushtueshme por vetem diturine dhe nje laptop perpara. Kemi shansin e papare qe te hipim kete tren dhe ketu qeveria duhet te nderhynte bindshem dhe fuqishem per te krijuar mundesi aksesi ne kete dije qe do krijonte shume mireqenie brenda 5-6 viteve.

    Dhe e fundit, nje keshille per te njohurin tend inxhnier ne fushen e informatikes:
    Sot jetojme ne kohen e globalizimit dhe ka plot pune e projekte online ne te gjithe boten me te cilat mund te gjeneronte nje te ardhur shtese nga 200 deri ne mijera euro ne muaj duke punuar nga shtepia. Jane njerzit me me fat ne keto kohe por duhet edhe pak me shume perpjekje dhe te qahemi atje ku eshte per t’u qare.

  • Besmir Curraj

    E a i editon kush kto shkrimet para se me i publiku???
    Shkrimi asht interesant dhe i detajum po nuk perputhet me 95% e realitetit shqiptar jane vetem 5% ne shqiperi qe kan njato halle.
    Ky shkrimi do jete aktual mas 50 vjetve ne shqiperi nqs se do fillojn me punu persembari shqiptaret po tregohem optimist duke mos e quajtur shkrim utopik 🙂 .

  • Donald Arapaj

    Nuk e di ku jetojne nje e pjese e bashkebiseduesve por po ju kujtoj 3-4 fakte te thjeshta ;
    1) A e dini ju se familjet me te ardhura mbi 1-miljon leke ne muaj nuk merren fare ne konsideraate nga kopshtet dhe cerdhet shteterore pasi te thone se ju keni mundeai ti coni ne privat ne prioritet kemi familjet ne nevoje !!! ( pra ose duhet te gjesh mikun ose duhet te japesh leke nen dore dhe nderkohe ti paguan 200-300 mije leke taksa cdo muaj)
    2 ) A e dini ju ne cfare gjendje eshte transporti publik ne Tirane ?!! Eshte ne ate gjendje qe ne rast se ti zgjedh te te udhetosh me transport publike duhet patjeter te kesh dhe dushe ne pune se ndryshe nukt mund te hysh ne zyre nga aromerat qe do te vish .
    3 ) une hyj tek kjo ketegori te ardhurash dhe dicka me larte a dhe paguaj cdo muaj 300-400 mije leke taksa ne shtet . C’fare sherbimesh marr une mbrapsht nga shteti ma shpjegoni dot ?
    Llogarite jane pak a shume te sakta dhe madje te mbajtura me hater sepse nuk jane llogaritur kto hallet e ‘vogla’ te shpise si ; Nje pisje e prishur , nje viroze e jotja apo e femijes , nje ditelindjen, nje veshje qe duhet te blesh etj .
    PS ; A e kuptoni cfare po diskutoni pra po thoni se nje familje e mesme nuk duhet te perdori as makine 🙈😡Nderkohe qe nje familje e mesme jashte kto te larpermendurat nuk i diskuton fare por planifikon se ku do te bej pushimet dimerore dhe me pas ato verore dhe pushime 10-14 ditorw jo 7-ditore me shume sforco si ne .