Pushime në Karaibe

Nga Dejvid Gega

Para pak ditesh lexova ne media qe ishin hequr vizat me nje shtet dyishullor “Saint Kitts and Nevis” emër që nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë më parë. Nga kurioziteti e kerkova ne Google, me shume per te pare ku ndodhet. Ishte nje shtet shumë i vogel me rreth 56 mijë banorë dhe ndodhej ne regjionin e Karaibeve. Ishte shume afër Barbados dhe mu kujtua qe e kisha degjuar shpesh si destinacion shume te famshem turistik. Ajo qe me beri pershtypje ishte qe per per te udhetuar ne Barbados personat me pashaporte diplomatike dhe sherbimi duhet te pajiseshin me vizë, jo si ne rastin e Nevis. Vetëvetiu te lind pyetja: Për cilën arsye u mor vendimi per te hequr vizat? Mendimi i pare qe te vjen ne mendje eshte arsye turistike. Por sa shqiptare mund te kene shprehur interesin per te bere pushime ne nje vend per te cilin nuk eshte degjuar ndoshta asnjehere. Gjithashtu çmimet e udhetimeve janë te larta duke marre parasysh distancen e madhe dhe zgjatjet e udhetimeve deri ne 40 ore e me shume tranzite. Kërkova pak më shumë. Me sa duket, ky vend ofronte nje gje te vecante. Ky shtet dy-ishullor është një nga “top 10 offshore haven“ te ashtuquajturat parajsat fiskale. Nevis ka sistemin më të blinduar të mbrojtjes së informacionit, aq sa në investigimin e Paradise Papers u zbuluan se ishin 70.000 kompani ne Nevis, por nuk doli asnjë e dhenë nga pronaret. U publikuan dokumente, por ishin pa vlere sepse permbanin asnje emër. Ruajta e emrave te pronareve është aq sekrete, sa nuk ekzistojne as ne regjistrat e ishullit. Në të ashtuquajturat parajsa fiskale mund të krijosh kompani dhe të duhet vetem nje emer drejtuesi dhe i nje partneri, qe mund të jetë i njëjti. Çdo fitim jashtë Nevis nuk taksohet dhe ku ka me bukur se sa kur vetëm fiton dhe nuk paguan asnjë taksë. Regjistrimi shkon 5 – 5.5 milion dollarë. Me një numër të madh bankash dhe avokatësh, Nevis mund të jetë vendi me numrin më të madh të avokatëve per frymë në botë. Skandalet e publikuara qe lidhen me këtë ishull janë të shumta dhe gjithmone për shuma të mëdha parash. Por ajo qe eshte me shqetesuese, me sistemin e tyre ligjor, e bëjnë të pamundur, që dikush të të marre asetet e tua të ruajtura ne Nevis edhe nëse me nje vendim gjykate ti ke detyrim ndaj dikujt qe te paguash. Pra nëse divorcohesh dhe bashkeshorti/tja kërkon t´ju marrë një pjesë të pasurisë, apo nje partner biznesi, edhe një shtet i tërë, askush nuk do arrinte të të merrte asnjë kacidhe sepse procedurat qe ndiqen, sipas ligjeve te shtetit, e bejne te pamundur. Shume pyetje, por pa pergjigje.

Comments (0)
Add Comment