Home Forums Karta 2020 – Debat mbi çështjet Rishpërndarja e pasurisë dhe rivitalizimi i ekonomisë

8 voices
7 replies
  • Author
    Posts
  • #3335
    Eneda Xhori
    Participant
    Up
    20
    Down
    ::

    Nuk besoj dhe nuk kam besuar ndonjehere se rritja e taksave per korporatat dhe bizneset e medha eshte zgjidhje efikase. Shqiperia ka nevoje per investime direkte qofte nga te huaj apo nga shqiptare, dhe qe te jemi sa me shume terheqes ne krahasim me rajonin, mire do te ishte qe ne fillim te aplikohej taksa e sheshte. E kemi “turperuar” teper veten per te bere “tangerllik” me taksa te larta per korporatat, por as duke shkelur veten me kembe sigurisht, sic eshte bere deri me tani. Situata nuk mund te ndryshoje me zgjidhje drastike por duke i bere gjerat ngadale. Taksa e sheshte, apo lehesirat e konomike mund te kombinohen me forma te tjera te cilat do te ndihmonin ne punesimin e te rinjve, dhe popullates ne pergjithesi. Bie fjala, nese nje korporate puneson nje numer te caktuar te rinjsh, atehere perfiton X% zbritje nga Y detyrime financiare. Kam frike se anetaret e nismes tuaj jane pergjithesisht individe me bindje shume socialiste ne ceshtjet ekonomike, dhe kjo idelogji nuk ehste mire te praktikohet. Kemi nevoje per dicka mikse, pragmatiste, ne menyre q ete perfitojme sa me shume dhe te nxisim investimet. si mund te vijne investitoret e huaj ketu, duke patur parasysh historikun e ambietnit te biznesit. Ata duhen terhequr me lehtesime financiare.
    Duhet nje plan ekomonik i miremenduar duke thirrur per pjesemarrjen te gjithe intelektualeve, pavaresisht bindjeve ideologjike. Por momentin vetem nje ekonomi mikse eshte zgjidhje, ne nuk jemi as Suedi as Amerike.

    #3342
    Panajot Soko
    Participant
    Up
    -14
    Down
    ::

    Shume i drejte konstatimi yt. Si per planin ekonomik ashtu dhe per ceshtjen e konsultimit. Natyrisht qe eshte e qarte qe ne jemi ne gare me shume vende te tjera dhe eshte e qarte qe per te mbijetuar ne kete gare duhet te jemi “sexy” mjaftueshem ne syte e investitoreve. Dhe ato qe ti permend patjeter qe jane metoda tashme te provuara dhe patjeter qe ne na duhet te bejme dicka te ngjashme, si ne aspektin fiskal, administrativ, legjislativ etj. per te mbijetuar ne garen e tregut.
    Ceshtja per te cilen ne flasim eshte pertej taktikave qe na duhet te perdorim. Kompromisi per te cilin po flasim ka te beje me faktin qe ne na duhet te kthejme pak kursin e orientimit, nga nje ekonomi qe rrit dhe nxit exponencialisht pabarazine, ne nje ekonomi qe mundohet ta frenoje ate. Eshte e qarte qe asnje forme padrejtesie nuk mund te luftohet duke krijuar nje forme te re padrejtesie. Por ajo qe ne kemi pasur parasysh eshte fakti na duhet te marrim nje kthese per te hyre ne rruge te drejte, sepse kemi shkuar shume larg me kete rrugen e gabuar.
    Rrugetimi qe beme qe pas ’90 perfshihet pak a shume ne keto etapa:
    Kerkuam te ndertonim demokraci. Demokracia na rreshkiti ne plutokraci. Plutokracia na rreshkiti ne kleptokraci. Dhe kleptokracia prodhoi kete realitetin e sotem qe e quajme oligarki.
    Na duhet te marrim nje kthese. Natyrisht jo duke qene te padrejte, e aq me pak duke kaluar neper ca rruge te erreta si para 70 vjetesh. Jo duke goditur biznesmenet, por duke goditur kleptokratet. Jo duke goditur investitoret por duke zhbere oligarket.
    Dhe kjo ndihmon dhe ate shqetesim qe ti ngre ne lidhje me atraktivitetin. Sot Shqiperia eshte nje treg pak atraktiv per investitoret edhe per shkak te monopoleve dhe fuqise politike qe oligarket qe qendrojne pas ketyre monopoleve kane aktualisht. Sepse keta te fundit kane mbyllur dyert per konkurrencen, duke deformuar tregun e lire, duke mbytur iniciativen, duke hequr mundesite per shqiptaret te bejne nje gare te paster e te prosperojne dhe rrjedhimisht duke rritur pabarazine. Ata kane miliarda, ndersa pjesa tjeter vdesin per buke. Prandaj gjykoj qe ky eshte vendi nga duhet nisur. Zhbejme status quo dhe hapim garen qe rrjedhimisht do ktheje mbrapsht trendin rrites te pabarazise.

    #3863
    Edian Mece
    Participant
    Up
    11
    Down
    ::

    Mendoj dhe une si Eneda, qe rritja e taksave duhet pare me shume kujdes. Jemi akoma ne fazen qe kemi nevoje emergjente per investime, dhe keto investime te prodhojne rritje, dhe rritja te prodhoje mireqenie. Tani teorikisht eshte ok, kemi pare qe praktikisht kemi probeleme. Une mendoj qe problemi ne shqiperi nuk jane taksat qe jane te uleta, eshte evazioni fiskal. Pra njerzit dhe ndermarrjet te paguajne ate qe ju takon, te gjithe. Ashtu si Eneda dhe une mendoj qe taksa e sheshte eshte zgjidhja goxha e mire, por me forcimin e shtetit dhe rritjen e aftesise se mbledhjes se takses. Lufta ndaj nje grup oligarkesh nuk duhet te kthehet ne sulm te pergjithshem ndaj sipermarrjes private. Modeli yne ekonomik duhet te jete patejter i orientuar drejt sipermarrjes private dhe tregut te lire, poor i rregulluar nga shteti. Pra nuk jam me parimin qe tregu rregullon vetveten, por shteti sherben si rregullator qe tregu te funksionoje sic duhet.
    Mendoj qe ka ardhur momenti qe te krijohen tregjet financiare ne Shqiperi. Lexoja pak kohe me pare qe ne banka jane rreth 10 MLD dollare. Dhe qe privati te mund te investoje duhet te shkoje te kreditohet ne banke me norma interesi qe jane 6-10% ne vit. Dhe pronaret e vertete te parave, qe jane depozituesit, marrin interesa prej 0.5-1 % ne vit. Pra menaxhuesi i parave, ne kete rast banka, merr 90% te fitimit qe gjenerohet nga keto para. Me duket paradoksale. Duhet krijuar tregu financiar, bursa e brendshme, me rregulla tejet te forta, si cdo burse e cdo vendi te zhvilluar. Ngritja, monitorimi, administrimi i burses mund ti lihet njeres prej kompanive qe menaxhon 1 nga 10 indekset kryesore ne bote. Imagjinoni parane qe do te clirohej dhe do te shkonte nga mbajtesi i parase direkt tek investitori me % qe levizin te 3-4%. fitojne te dyja palet, fat i keq i bankave. Jo me kot bankat si sektor, pra te gjitha se bashku jane grupimi ndoshta me fitimet me te larta vjetore ne shqiperi ne raport me sektoret e tjere.
    Nje ndalese te fundit sa i perket ndihmes ekonomike. Koncepti qe ndihma ekonomike te barazohet me pagen minimale eshte shume i rrezikshem se do te sjelli nje gjenerate njerezish qe thjesht do te parazitojne. Mendimi im ka qene gjithmone qe mos te kete ndihme ekonomike pa dhene asgje mbrapa. Cdokush qe perifton ndihme ekonomike duhet te punoje per shtetit, shoqerine. Nese je i papune dhe te duhet ndihma ekonomike, ok merre, por une dua si shtet te me japesh 20 ore ne jave pune komunitet. Ne gjelberim, shkolla, kopshte, mirembajte ambjentesh publike etj. Ne kete rast edhe dekurajohen abuzuesit, qe mos te shohin fare per ndihme ekonomike, dhe psikologjikisht ai qe merr ndihmen ekonomike eshte me mire, pasi punon, jep nje kontribut dhe ka me shume gjasa qe te gjeje nje pune ne te ardhmen. Pra duhet bere kudjes qe ndihma ekonomike mos te jete zgjidhja ndaj varferise dhe papunesise, te jete mekanizmi per tu rikthyer ne pune.

    #4115
    Anonymous
    Inactive
    Up
    0
    Down
    ::

    Kjo eshte thembra e Akilit per cdo ekonomi ne bote. Te pasurit po pasurohen akoma me shume dhe te varfrit e shtresa e mesme (nese mund te konsiderohet qe ekziston) po varferohen per shkak te taksimeve. Jam dakord qe taksat me te larta per te pasurit (tatimi mbi te ardhurat personale) mund te sjellin me shume para ne arkat e shtetit, por ne te vertete te pasurit po paguajne me pak. Eshte diskutuar gjate ne media per tatimin mbi fitimin qe per bizneset e medha (aq sa mund te konsiderohen korporata) eshte 10%, por besoj qe e dini se ky fitim nuk shperndahet dhe i bie qe nuk taksohet (nuk jam ekonomiste por aq informacion sa kam).
    Rishperndarja e pasurise eshte deri diku term abuziv qe i ngjan Robin Hood qe perkthehet ne terma te thjeshte t’ia marresh te pasurit per t’ia dhene te varfrit, por per sa kohe qe nuk ka transparence se ku shkojne keto te ardhura, cdo nisme eshte e pavlere.
    Zgjidhja do te ishte transparenca, studimet e mira te te gjitha llojeve te fizibilitetit (ekonomik, ligjor, teknik) per projekte me rendesi dhe mbi te gjitha llogaridhenia krahas konsultimit te gjere publik, pse jo e ngjashme me Zvicren, ku cdo jave te na behej me dije se po planifikohet x projekt
    Rivitalizimi i ekonomise eshte i nevojshem, sidomos per bizneset e reja, per te nxitur te rinjte qe te mos largohen nga vendi. Mund te ishte nje ide dhe per aplikim lehtesirash financiare per bizneset qe punesojne punonjes te rinj apo qe kryejne praktika te paguara ne menyre simbolike

    #4650
    Erlin
    Participant
    Up
    0
    Down
    ::

    Gjyljana,
    Ajo qe vertet kane nevoje Shqiptaret eshte mundesi per te permiresuar jeten e tyre dhe jo shperblime nga nje sistem social bujar. Rishpendarja vetem do te bej qe te fshihen te ardhurat me teper se c’behet tani.
    Cfare do ndihmonte vertet nga ana e taksimit perderisa po flasim per kete ceshtje eshte transparenca e plote e taksave per bizneset dhe individet mundesisht dhe perditesimi i atyre te dhenave dhe jo si tani ku shmica e te dhenave jane te vjeteruara ose informacioni nuk eshte i plote.
    Ne cdo rast keto gjera jane mbi-optimizime dhe jo problemet kryesore qe ka Shqiperia.
    Nuk jemi te varfer sepse sistemi jone i taksave nuk eshte i mire, nuk jemi te varfer sepse nuk u japim mjaftueshem asistence te varferve,

    #5056
    Denis Kalushi
    Participant
    Up
    0
    Down
    ::

    Shfuqizimi i sindikatave aktuale dhe dhenia e mundesis per krijimin e nje sistemi sindikatash funksional

    Perpos dialogut mbi taksat, besoj se nje tjeter ceshtje shume e rendesishme ne vitalizimin e ekonomise ne menyre terthore eshte krijimi i strukturave demokratike per mbrojtjen e nenpunesve te shtetit ne te gjitha sektoret.
    Ne gati 30 vite sistem…sdi si t’ja vendos emrin…nuk eshte degjuar ndonjeher zeri i sindikatave si organ per mbrojtjen e interesave te punmarresve. Do ishte e udhes qe t’ju jepte nje kapitull i ri ne dispozicion brezave te rinj dhe idealist duke ndertuar nje strukture, e cila eshte e pavarur nga partite politike dhe qe funksionon sic duhet. Ti jepet rendesia dhe prestizhi i merituar ketij institucioni sepse nuk mund te kete nje sistem demokratik pa marre ne konsiderate nje organ kaq te rendesishem qe ruan ata qe jane stylla e shoqerise dhe ekonimise se nje vendi (polic/e, mesues/e, edukator/e, zjarrfikes, punonjes/e te administrates shtetrore etj) Duke i siguruar paprekshmerine ketyre grupeve, mundet te krijohen dhe themelet e nje shteti demokratik dhe funksional. Natyrisht kjo perkthehet ne perfitime ne ekonomi, sepse nje shtrese e mesme qe fiton ate qe meriton dhe qe ka sigurine qe neser nuk do hiqet nga puna, investon ne imobilje dhe konsum, por edhe siguron nje pune me cilesi. Sigurisht kjo mund te projektohet edhe ne sektorin privat.

    #6753
    Ludian Komini
    Participant
    Up
    -1
    Down
    ::

    Mendoj se duhet propozuar nje sistem taksimi divers per kompanite dhe te ardhurat personale.
    Duke rritur taksimin ne zonat Tirane-Durres dhe duke e ulur ne zonat periferike do inkurajonte kompanite te lokalizoheshin ne keto zona dhe njerezit mos te leviznin.

You must be logged in to reply to this topic.