• Author
    Posts
  • #3863
    Edian Mece
    Participant
    Up
    11
    Down
    ::

    Mendoj dhe une si Eneda, qe rritja e taksave duhet pare me shume kujdes. Jemi akoma ne fazen qe kemi nevoje emergjente per investime, dhe keto investime te prodhojne rritje, dhe rritja te prodhoje mireqenie. Tani teorikisht eshte ok, kemi pare qe praktikisht kemi probeleme. Une mendoj qe problemi ne shqiperi nuk jane taksat qe jane te uleta, eshte evazioni fiskal. Pra njerzit dhe ndermarrjet te paguajne ate qe ju takon, te gjithe. Ashtu si Eneda dhe une mendoj qe taksa e sheshte eshte zgjidhja goxha e mire, por me forcimin e shtetit dhe rritjen e aftesise se mbledhjes se takses. Lufta ndaj nje grup oligarkesh nuk duhet te kthehet ne sulm te pergjithshem ndaj sipermarrjes private. Modeli yne ekonomik duhet te jete patejter i orientuar drejt sipermarrjes private dhe tregut te lire, poor i rregulluar nga shteti. Pra nuk jam me parimin qe tregu rregullon vetveten, por shteti sherben si rregullator qe tregu te funksionoje sic duhet.
    Mendoj qe ka ardhur momenti qe te krijohen tregjet financiare ne Shqiperi. Lexoja pak kohe me pare qe ne banka jane rreth 10 MLD dollare. Dhe qe privati te mund te investoje duhet te shkoje te kreditohet ne banke me norma interesi qe jane 6-10% ne vit. Dhe pronaret e vertete te parave, qe jane depozituesit, marrin interesa prej 0.5-1 % ne vit. Pra menaxhuesi i parave, ne kete rast banka, merr 90% te fitimit qe gjenerohet nga keto para. Me duket paradoksale. Duhet krijuar tregu financiar, bursa e brendshme, me rregulla tejet te forta, si cdo burse e cdo vendi te zhvilluar. Ngritja, monitorimi, administrimi i burses mund ti lihet njeres prej kompanive qe menaxhon 1 nga 10 indekset kryesore ne bote. Imagjinoni parane qe do te clirohej dhe do te shkonte nga mbajtesi i parase direkt tek investitori me % qe levizin te 3-4%. fitojne te dyja palet, fat i keq i bankave. Jo me kot bankat si sektor, pra te gjitha se bashku jane grupimi ndoshta me fitimet me te larta vjetore ne shqiperi ne raport me sektoret e tjere.
    Nje ndalese te fundit sa i perket ndihmes ekonomike. Koncepti qe ndihma ekonomike te barazohet me pagen minimale eshte shume i rrezikshem se do te sjelli nje gjenerate njerezish qe thjesht do te parazitojne. Mendimi im ka qene gjithmone qe mos te kete ndihme ekonomike pa dhene asgje mbrapa. Cdokush qe perifton ndihme ekonomike duhet te punoje per shtetit, shoqerine. Nese je i papune dhe te duhet ndihma ekonomike, ok merre, por une dua si shtet te me japesh 20 ore ne jave pune komunitet. Ne gjelberim, shkolla, kopshte, mirembajte ambjentesh publike etj. Ne kete rast edhe dekurajohen abuzuesit, qe mos te shohin fare per ndihme ekonomike, dhe psikologjikisht ai qe merr ndihmen ekonomike eshte me mire, pasi punon, jep nje kontribut dhe ka me shume gjasa qe te gjeje nje pune ne te ardhmen. Pra duhet bere kudjes qe ndihma ekonomike mos te jete zgjidhja ndaj varferise dhe papunesise, te jete mekanizmi per tu rikthyer ne pune.

    #3859
    Edian Mece
    Participant
    Up
    -1
    Down
    ::

    Pershendetje dhe njehere,
    Sa i perket menaxhimit te pasurive natyrore shteti per mendimin tim mund te ruaje pronesine dhe te marre nje privat per menaxhimin e prones. Jo per te blere pronen publike thjesht per ta menaxhuar. Dhe privati ne baze te nje studimi mban nje perqindje te te ardhurave.
    Me vjen ne mend nje shembull nga Italia, kur lojrat e fatit jane prone publike, ne pronesi te ministrise se financave. Shoqeria qe ben menaxhimin e rrjetit te lojrave te fatit ne gjithe Italine eshte private. Le te themi pikat e basteve menaxhohen nga shoqeri private. Dhe shoqeria private merr vetem 3% te xhiros vjetore. Pra jo 30% as 70%, vetem 3 %. Ne nje biznes disa miliarde euro, dalin e mjaftojne 3%. Tek ne ndodh e kunderta. Ne ja japim privatit dhe mban shteti 5-10% ne pronat publike. Duhet ndryshuar e gjithe qasja. Kutpohet qe kjo gje sjell edhe riskun qe e mban totalisht shteti pasi privati ben thjesht menaxhim. Edhe investimi behet po nga shteti.
    Ne sektore te caktuar mund te merren shoqeri shume te specializuara nderkombetare dhe te bejne partneritet me shtetin ne sipermarrje te caktuara ku shteti te ruaje perhere mazhorancen. Kjo ka 2 ane shume pozitive: Prona publike menaxhohet me mire sepse kompania private ka eksperiencen, know how, stafin per ta mundesuar kete gje. Dhe e dyta i jep mundesi shtetit qe te ‘vjedhe’ nga eksperienca e kompanise se huaj. Duke e patur partnere, ti sheh se si e ben menaxhimin kompania e huaj dhe me kalimin e kohes ti aftesohesh ne te bere kete proces. Sektoret e naftes, mineralve, prsh do te ishin perfekt per kete tip bashkepunimi.
    Gjithashtu nje nga pikat e kartes 2020 parasheh qe fitimi vjetor i ketyre kompanive me pronesi shtetin te ndahet ne fund te vitit. Gjykoj qe ka nje mekanizem me te mire per kete. Mund te ndahet nje pjese e fitimit ne popull, por gjysma ose pak me teper, duhet ri investuar, mundesisht nepermjet nje fondi sovran investimesh ne kompanite kryesore boterore te listuara ne burse. Ketu i referohem, google, apple, etj etj etj. Pra resurset natyrore nje dite mbarojne dhe investime ne aksione prane ketyre kompanive do te ishte vizion afatgjate per te miren ekonomike te parbashket.

    • This reply was modified 6 years, 10 months ago by Edian Mece.
    #3858
    Edian Mece
    Participant
    Up
    1
    Down
    ::

    Pershendetje,

    Sa i perket taksimit te rrugeve, qe Danieli propozon modelin zviceran, mendoj qe taksa e qarkullimit qe ne kemi eshte praktikisht e njejta gje. Pra ne perdorimin e rrugeve e paguajme, jo per cdo udhetim, por me taksen vjetore. Jane rreth 150 milione dollare qe mblidhen cdo vit, dhe gjykoj qe si shifer duhet te ishte e mjaftueshme per te perballuar shpenzimet e mirembajtjes se rrugeve ekzistuese ne vend. Fakti qe zviceranet kane pass apo sticker eshte per te bere dallimin midis atyre qe paguajne taksen vjetore, dhe makinave te huaja te cilat nuk e kane kete sticker dhe u duhet te blene nje ne momentin qe hyne ne kufirin zviceran. Une gjykoj qe makina te huaja ne shqiperi jane ose turiste ose shqitpare qe jetojne jashte, dhe do ishte e tepert te taksonim secilen pale, duke ditur impaktin e madh pozitiv qe kane ne ekonomine tone.
    Duhet te bejme kujdes ne nje element, taksa eshte per mirembajtje, jo per investime rrugesh te reja, sepse dikush mund te thote qe ne investojme shume me shume se 150 milione dollare ne infrastrukture rrugore. Taksa i sherben mirembajtjes dhe besoj se eshte mese e mjaftueshme edhe per akset qe jane ne ndertim e siper.
    Une mendoj qe te vetmet rruge qe mund te behen me pagese jane ato qe ndertohen me parate e privatit. Nese per nje rruge shteti nuk shpenzon asgje, atehere po mund ti paguhet privatit pagesa e rruges nga perdoruesit e rruges. Ben sens sepse ato para shteti i perdor per nje sektor tjeter, qe per mua jane arsim dhe shendetesi. Por privati duhet te marre edhe nje pjese te riskut. Jo ta beje privati dhe shteti tja mbuloje gjithe riskun. Ashtu kush nuk do te donte te investonte? Nese shteti merr persiper gjithe rriskun, atehere ti beje rruget vet, dhe privati te beje vetem ndertimin me gare te hapur ne prokurim.