Trending
- Kamiona dhe bataliona
- Propozimi ligjor i Nismës Thurje për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
- Pa ndëshkim nuk ka rindërtim!
- Kontakte të personave që ofrojne strehim
- Mos ji kaq i qetë sot, nesër e ke radhën ti!
- Refleksione nën dritën e semaforit…
- Do marrësh më shumë se ç‘vjedh, nëse më lë të punoj
- Arsimi, një proces i nënvlerësuar.
- Shqiptarë mos studioni!
- Pushime në Karaibe
Rregullore e brendshme e Forumit të Nisma #Thurje
Me qëllim ndërtimin e një marrdhënieje sa më të shëndetshme mes antarëve të Forumit, si dhe për të ndihmuar në ndërtimin dhe administrimin sa më efikas të debatit, është vendosur kjo paketë rregullash të thjeshta, të cilat janë të aplikueshme për çdo antar të tij.
1. Antarët e këtij Forumi duhet të jenë individë të moshës mbi 16 vjeç dhe të flasin rrjedhshëm shqip.
2. Të gjithë antarët e Forumit duhet të jenë të identifikuar plotësisht gjatë rregjistrimit me të dhëna të sakta të emrit, mbiemrit, datën e lindjes, qytetin/vendin ku banon si dhe numrin e letërnjoftimit. Këto të dhëna duhet të përditësohen në rast ndryshimesh eventuale.
3. Gjatë aktivitetit të tyre në Forum, si postime, komente etj., të gjithë të regjistruarit do të identifikohen me profilin e tyre që do të përmbajë emrin, mbiemrin dhe një foto profili. Fotoja duhet të përmbajë fytytrën e të regjistruarit, në mënyrë lehtësisht të identifikueshme. Nuk lejohen fotot me përmbajtje ndryshe nga tiparet identifikuese të vetë antarit.
4. Të gjithë antarët e këtij Forumi nuk duhet të jenë pjesë e ndonjë formacioni tjetër politik/elektoral në momentin që rregjistrohen dhe gjatë kohës që janë pjesë e Forumit.
5. Çdo antar i Forumit ka të drejtë të postojë tema të reja, të komentojë dhe të marrë pjesë në votim për çështjet që do të hidhen për votim. Postimet e temave të reja në Forum duhet të jenë të tilla që të kenë lidhje të plotë ose të pjesshme, informative ose komplementare, me çështjet që kanë të bëjnë me axhendën e Forumit, situatës politike, situatës sociale apo ekonomike të vendit apo ndërkombëtare.
6. Gjuha e përdorur gjatë komunikimit dhe debatit në Forum duhet të jetë e moderuar dhe nuk duhet të përmbajë fyerje të asnjë natyre. Ndalohet fjalori banal, fyes, si dhe etiketimet denigruese, diskriminuese apo bullimi i antarëve të tjerë të Forumit.
7. Gjatë proceseve të votimit për çështje të hedhura për votim, çdo antar duhet të respektojë dritaren kohore të procesit të votimit, e cila është e formës detyruese.
8. Në rast shkeljeje të pikave 1; 2; 3; 4; antari i Forumit çregjistrohet automatikisht nga Forumi.
9. Në rast shkeljeje të pikës 5, postimi që nuk ka lidhje me çështjet e përmendura aty, fshihet dhe tema mbyllet. Në rast se një antar bën postime të përsëritura që nuk kanë lidhje me objektin e këtij Forumi, atëherë antari përjashtohet nga Forumi.
10. Në rast shkeljeje të pikës 6, antarit i tërhiqet vërrejtje publike në Forum nga administratorët e Forumit. Në rast përsëritjeje, antari përjashtohet nga Forumi.