Ofendoi me fjalë banale qytetarin. Mbas denoncimit te Thurje, pezullohet polici.

0

 

Dy ditë më parë denoncuam një ngjarje e cila tregonte një punonjës të policisë i cili ndalon një automjet me dy të rinj dhe fillon ti ofendojë ata me fjalor banal për shkak se pretendonte se ata i kishin zënë rrugën.

Sot jemi njoftuar nga Drejtoria e policisë se polici me inicialet T.H, punonjës i patrullës së përgjithshme te komisariati nr.6 është pezulluar dhe ndaj tij ka filluar investigimi dhe procedimi nga drejtoria e standarteve profesionale. Gjithashtu qytetarët e dëmtuar kanë bërë kallzim ndaj tij dhe cështja do ti kalojë gjykatës.

Videon e ofendimit e gjeni këtu:

A.PKush ja jep te drejten policise se shtetit te shaje dhe ofendoje rende qytetaret? Si mund te mbajne uniforme njerez te tille qe sillen si gangstera? Si mund te zbatojne ligjin keta? Na zune rrugen me nje mercedez gri me targa civile dhe dolen si gangstera duke bertitur e share me liber shpie se ju kishim zene rrugen ngaqe ecnim ngadale. Keta njerez nuk duhet te rrine ne policine e shtetit. Jane nje turp!

Posted by Nisma #Thurje on Sunday, May 28, 2017

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.