Strasburgu vendos 13 milionë euro dëmshpërblim për pallatin e prishur të vjehrrit të Bashës.
Vendimi i qeverisë Rama për shembjen e pallatit 7-katësh në kuadër të ndërtimit të lungomares në Vlorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013, është hedhur poshtë nga Gjykata e Strasburgut.
Sipas kësaj gjykate, qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe duhet të dëmshpërblejë gjithë të dëmtuarit nga kjo shembje.
Bazuar në vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut, qeveria shqiptare duhet të paguaje 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje ndërtimi.
Pallati tashmë i prishur, ishte ndërtuar në afërsi të zonës së quajtur “Rrapi”, tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Ai ishte pjesë e kompleksit “Jon” dhe kishte pronar vjehrrin e Lulzim Bashës.
13 milionë eurot do të paguhen nga xhepat e taksapaguesve, nga secili prej nesh që shohim kokëulur teatrin e politikanëve dhe vazhdojmë të paguajmë shtrenjtë vendin e spektatorit. Ata, sido që të rrotullohet rrota e pushtetit, dalin gjithsesi të fituar.
Urime!