Forumi Ekonomik Botëror: Gjatë 2017 në Shqipëri u shtuan të varfërit dhe u pasuruan edhe më shumë te pasurit.
Pabarazia dhe varfëria janë rritur në Shqipëri gjatë vitit 2017 sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Rritja gjithëpërfshirëse dhe raporti i zhvillimit” për 2018. Pabarazia neto e të ardhurave i cilësuar ndryshe si treguesi GINI ka pësuar rritje me 7.7 për qind, në pesë vitet e fundit sipas raportit.
Koeficienti Gini në Shqipëri ka arritur në 38.4. Ky indeks tregon masën në të cilën shpërndarja neto e të ardhurave (pas taksave dhe pas transfertave) midis individëve dhe familjarëve në një ekonomi devijon nga një shpërndarje e barabartë e përkryer. Një indeks Gini prej 0 nënkupton një barazi të përkryer dhe një indeks prej 100 implikon një pabarazi të përkryer. Kjo do të thotë që rritja me 7.7% e këtij treguesi në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit është indikator i rritjes së pabarazisë në vend.
Forumi raporton gjithashtu se varfëria ka ardhur në rritje. Sipas raportit, shqiptarët që jetojnë në varfëri u rriten me 0.7 për qind dhe norma e varfërisë ka arritur në 6.8%. Për vendet në zhvillim, ky tregues llogaritet si përqindja e popullsisë që jeton më pak se 3.1 dollarë në ditë. Në rënie është edhe treguesi i të ardhurave mesatare ditore për frymë me 0.1%. Në përmirësim është vetëm treguesi i pabarazisë së pasurisë, që është zvogëluar me 1.8%.
Thellimi i pabarazisë në vend është konfirmuar më herët edhe nga statistikat kombëtare. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave verifikohet tendenca ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit kanë vijuar në ekstremin tjetër.
Sipas kësaj ankete rreth 90% e familjeve shpenzojnë 78.3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e familjeve shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 Lekë në muaj.
Kjo do të thotë se shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të NJEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90 % tjetër më të varfër. Konsumi për frymë, i 90 % të familjeve me shpenzimet më të ulëta është mesatarisht 18.119 Lekë në muaj, ndërsa 10 % i familjeve me shpenzimet më të larta, është mesatarisht 62.562 Lekë në muaj për frymë.
Në raportin e Forumit Botëror në renditjen e vendeve në zhvillim, në treguesin e përgjithshëm Shqipëria është në në vend të 28 nga 74 shtete, duke qenë pas Maqedonisë (25), por duke ia kaluar Serbisë. Shqipëria ka marrë 4.08 pike, ku 1 është vlerësimi më i dobët dhe 7 më i larti. Më mirë nga vendet në zhvillim është Lituania dhe në fund është Mozambiku.
Shtyllat ku Shqipëria ka rezultatin më të keq janë ndërmjetësimi financiar me 2.89 pikë, si rrjedhojë e ndërmjetësimit të ulët të bizneseve. Shtylla e dytë, ku Shqipëria ka performancë të dobët është transferta fiskale, me të dy nëntreguesit, kodi i taksave dhe mbrojtja sociale. I treti është korrupsioni dhe pagesat, me 3.27 pikë, ku nëntreguesi më negativ është ai i përqendrimit të pagesave./ Monitor

Raporti konfirmon cfare dim dhe shohim te gjithe.
Disa trende si te ardhurat per fryme dhe produktiviteti jane ne rritje, gje qe i gjithe raporti nuk ishte bardh-e-zi.
Nuk me shqeteson aspak se te pasurit po pasurohen, per sa kohe ato nuk jane para te vjedhura, rritja e numrit te te varferve po. Trendi eshte shqetesues por duhet te kuptojme pse po ndodh qe te gjejme menyren se si te dalim prej situates.
Duke marr periudhen e rreth 3 dekadave te fundit mund te shohim disa gjera qe kane ndodhur.
E para do te thoja eshte ndryshimi demografik.
Zhvendosja masive e njerezve prej zonave rurale drejt qyteteve (sidomos Tiranes) apo nje pjese e mire jashte vendit nuk ka perfunduar, gjithmone e me teper krijon situata ku bizneset ne qytezat dhe zonat rurale humbasin klient dhe si rrjedhoje varferohen apo falimentojne.
Duhet te kemi parasysh se bizneset e vogla permbejne nje pjese masive te te ardhurave familjare
Pjesa tjeter e te ardhurave dhe nje pjese e mire e deficitit te bilancit tregetar mbluohet nga dergesat e emigrateve, qe prej krizes financiare mund te vihet re qarte qe renia e dergesave perputhet me rritjen e varferise.
Ndryshimi ne demografi nuk ndalon vetem me zhvendosjen por vazhdon me ndryshimet ne numrin e lindjeve dhe nivelit arsimor. Kjo influencon me se shumti moshat e treta, te cilet jane te varur prej ndihmave qe marrin prej femijeve te tyre. Ata perbejne dhe pjesen me te prekur prej varferise.
Pra nese me perpara ishin 4+ femije qe kujdeseshin per 2 prinder, tani jane 1-2 femije, te cilet duhet te studjojne me gjate dhe hyjne ne tregun e punes me vone.
Rritja e kostsos se jeteses eshte gjithashtu fakt masiv, ky eshte gjithashtu problem gobal.
Ok, qarte, ka me teper arsye perse, por ku te fillojme?
Se pari, duhet te kuptojme se Roma nuk u ndertuan brenda dites.
Shqiptaret jane te paduruar, ndoshta jane te lodhur prej pritjeve, askush nuk do te degjoj te verteten se pasuria kerkon pune, vullnet e durim. Politikanet pa dyshim qe e shfrytezojne duke mbithjeshtezuar gjerat ne premtimet e tyre.
E dyta, duhet te pergatisim Shqiperine dhe Shqipetaret per shekullin e 21. Teknologjia, automatizimi dhe inteligjenca artificiale do kene efekte me te forta ne ekonomi te vogla si Shqiperia se ne ekonomit e avancuara. Per kete, nese duam te jemi pjese e ekonomis boterore ne ndryshim ne duhet te investojme ne edukimin e te rinjve (dhe jo duke u dhene copa letre pa vlere), duhet te krijojme nje sistem qe na lejon te kujdesemi per te moshuart tane, qe ata te pleqerojne me dinjitet dhe t’ua heqim kete barre femijve.
Sistemi i pensionit duhet te jete i financuar jo thjesht prej taksave shtes dhe eshte kritike qe te jet i qendrueshem, jo sic eshte tani ku funksionon per sa kohe qe piramida e popullsise eshte me koke lart dhe jo koke poshte. Ndoshta dicka si fondit sovran norvegjez do ishte mire, ndoshta dikush prej jush njerezve te zgjuar te nismes ka ndonje ishte shume me te mire se une 🙂 .
Se treti jane emigrantet, ndihmat e tyre jane bere aq normale sa qeveria i parashikon ne buxhet dhe jo si bonus. Duhet te planifikojme per nje te ardhme ku te mos jemi te varur prej bujarise se emigranteve dhe si plan afatshkurter duhet te gjejme nje menyre se si te mbulojme boshllekun qe ka krijuar renia e ketyre dergesave.