Gjyqtarja që dënoi protestuesit, gruaja e shefit të policisë rrugore të Tiranës.
Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët është gruaja e shefit të Policisë.
Alma Ahmeti, që ka dhënë vendimin ndaj 23 kuksianëve duke lënë në burg 11 prej tyre, siç mëson Hashtag.al, është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.
Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësore, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.
A duhet ta jepte dorëheqjen nga kjo çështje zonja Ahmeti?!
Duket se po, sepse Ahmeti kishte konflikte interesi në këtë mes, ku bashkëshorti i saj bën pjesë në trupën policore, që sipas deklaratave të atij që duhet të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte pala e dëmtuar. Siç e specifikon qartë neni 17 i Kodit të proçedurës penale, ajo duhet të jepte dorëheqjen.
/Hashtag.al


Erion Ahmeti, Shefi i Policise Rrugore Tirane

Alma Ahmeti, gjyqtare ne Kukes