Demokratizimi i partive politike

Home Forums Karta 2020 – Debat mbi çështjet Demokratizimi i partive politike

2 voices
1 reply
  • Author
    Posts
  • #4651
    Erlin
    Participant
    -1
    ::

    Partia eshte kult, ndoshta eshte trashegim komunist?
    Kulti i liderit, kulti i partise jane prezent ne shqiperi prej dekadash, perse nuk behet dicka per kete?
    Duhet se pari te njohim veten se kush jemi, nga kemi ardhur dhe me pas te marrim vendime qe mos te bejme te njejta gabime.
    Se pari per te thyer kultin ne duhet ndalojme te dhenit se tepermi pushtet nje individi te vetem.
    Partia duhet gjithashtu si nje biznes te themelohet dhe udhehiqet nga nje grup njerezish dhe jo nga nje individ i vetem.
    Pushteti dhe pergjegjesia duhet te ndahet midis disa individeve qe te kemi vendime sa me demokratike.
    Derime sot eshte normale qe kryetari i partise te behet kryeminister, madje ai nuk ka nevoje te marri mendimin e opozites per te drejtuar vendin, kjo duhet te ndryshoj.
    Ndonese opozita humbet zgjedhjet, ata perbejne nje pjese te konsiderueshme te popullise e cila nuk duhet injoruar.
    Dicka teper e rendesishme eshte se si organizohen fushatat, eshte e papranueshme qe investime private ne zonen ku dikush kandidon nuk eshte ilegale.
    Nuk eshte sekret qe behen shtrime rrugesh me fonde prej kandidatesh apo partie ne prag zgjedhjesh, ndarje ndihmash ushqimore apo monetare si “bamiresi”, eshte bere aq normale sa shume i presin kohen e votimeve si krishtlindjet.

You must be logged in to reply to this topic.