Home › Forums › Karta 2020 – Debat mbi çështjet › Shtetëzimi i pasurive natyrore
- AuthorPosts
- April 8, 2019 at 8:28 am #3139
MitjonParticipant::mendoj se shtetezimi i pasurive natyrore ne republiken e SHqiperis esht nje hap i perseritur.
a nuk u be nje gje e till edhe ne periudhen e sistemit “komunist ” ne SHqiperi?
E ve ne thonjeza emertimin komunizem per shkak se po te lexosh baballaret e komunizmit e kupton qart qe ai sistem i trumbetuar si i till ne shqiperi ,nuk kishite te bente fare me komunizmin.
per mendimin tim do te ishte me mir nje sistem disi hibrid dhe pak me shum kapitalist.
nuk mund te dalim jasht linjes se ekonomis boterore pasi do te bejm po te njejtin gabim dhe do te perfundojme ne nje vetizolim te perseritur.
ajo qe i mungon hallkes manaxheriale ekonomike eshte nje burs.
nese donte pretendojme te rrisim kapacitet manaxheriale te resurseve natyrore ,do te na duhet te krijojme bursen ton .
me pas nje administrim i pjesshme shtet+aksioner do te ishte shum me produktive.
ku shteti te ket shumicen e aksioneve dhe te luaj rolin e supervizorit dhe privati rolin e administratorit.
perzgjedhja e administratorit te perzgjidhet nepermjet nje komisioni parlamentar dhe ,sot ne epoken e internetit ,gjithcka te sanksionohet me ligj qe te behet transparente.ne te kundert te penalizohen pergjegjesit me masa penale dhe jo administrative.
me tej i perket nje reforme te thell ligjore qe realisht le shum per te deshiruar.
por kjo esht tem tjeter.
😀April 9, 2019 at 12:44 pm #3205
Baroel FezaModerator::Pershendetje Euron
Jam plotesisht dakord me ty, ne fjalet qe ke shkruajtur. Por sic e nenkupton edhe ti, sistemi ka devijuar ne menyren me te keqe te mundshme. Duam ta fillojme diku qe ta korrigjojme dhe per momentin sipas konsultimeve me ekspertet tane duhet nje shtetezim te pasurive natyrore, ku do paraprihen me ligje te te drejta. Ne bazohemi ne parimet e shkencore dhe ekonomike dhe gjithmone do te ndjekim qasjen qe jep perfitimin maksimal per shoqerine. Normalisht sic e thua dhe ti nuk jemi aq naiv qe te mendojme te zhdukim kete administrate dhe mentalitetin e saj me shkop, madje jemi te ndergjegjshem qe e fillojme nga minusi. Por ne jemi nje grup njerezish te lire, pa lidhje me sistemin dhe deri tani kemi marre persiper te kemi durimin te ndergjegjesojme te gjithe. Nje qasje tjeter qe eshte diskutuar ne forum eshte edhe nje miks midis shtetit dhe privatit, ku te dy jane aksionere. Ty si te duket si qasje?
April 10, 2019 at 10:30 am #3220
Baroel FezaModeratorMay 5, 2019 at 11:10 pm #3607
Daniel HadëriParticipant::Pershendetje te gjitheve,
Jam utent i ri ketu ne nismathurje, megjithate doja te vereja se nuk besoj qe te jete e mundur qe rruget te mos paguhen. Jam dakord qe te menaxhohen nga ente publike, ngaqe rruga mund te quhet si prone publike, sidoqofte eshte nje sherbim i cili ka nevoje per mirembajtje dhe duhet te paguhet (te pakten per sa i perket autostrades). Besoj qe modeli i zviceres mund te na sherbeje si shembull i pershtatshem, ku ne vend qe te kesh nje bllok autostradal çdo nje shume kilometrash (siç ndodh ne Itali) shoferi duhet te pajiset me nje “sticker”, i ngjitur automjetit, qe te qarkulloje lireshem neper autostradat e vendit. Ky “sticker-i” teorikisht paguhet per gjithe vitin, dhe çdo vit blihet nje i ri. Ne kete menyre ata qe nuk perdorin autostrada nuk jane te detyruar ta blejne, dhe permes shumes se grumbulluar prej pagesave te atyre qe perdorin autostradet mund te sigurohet mirembajtja e rrugeve kryesore dhe kyçe te vendit.May 6, 2019 at 6:21 am #3609
Baroel FezaModeratorMay 15, 2019 at 4:47 pm #3858
Edian MeceParticipant::Pershendetje,
Sa i perket taksimit te rrugeve, qe Danieli propozon modelin zviceran, mendoj qe taksa e qarkullimit qe ne kemi eshte praktikisht e njejta gje. Pra ne perdorimin e rrugeve e paguajme, jo per cdo udhetim, por me taksen vjetore. Jane rreth 150 milione dollare qe mblidhen cdo vit, dhe gjykoj qe si shifer duhet te ishte e mjaftueshme per te perballuar shpenzimet e mirembajtjes se rrugeve ekzistuese ne vend. Fakti qe zviceranet kane pass apo sticker eshte per te bere dallimin midis atyre qe paguajne taksen vjetore, dhe makinave te huaja te cilat nuk e kane kete sticker dhe u duhet te blene nje ne momentin qe hyne ne kufirin zviceran. Une gjykoj qe makina te huaja ne shqiperi jane ose turiste ose shqitpare qe jetojne jashte, dhe do ishte e tepert te taksonim secilen pale, duke ditur impaktin e madh pozitiv qe kane ne ekonomine tone.
Duhet te bejme kujdes ne nje element, taksa eshte per mirembajtje, jo per investime rrugesh te reja, sepse dikush mund te thote qe ne investojme shume me shume se 150 milione dollare ne infrastrukture rrugore. Taksa i sherben mirembajtjes dhe besoj se eshte mese e mjaftueshme edhe per akset qe jane ne ndertim e siper.
Une mendoj qe te vetmet rruge qe mund te behen me pagese jane ato qe ndertohen me parate e privatit. Nese per nje rruge shteti nuk shpenzon asgje, atehere po mund ti paguhet privatit pagesa e rruges nga perdoruesit e rruges. Ben sens sepse ato para shteti i perdor per nje sektor tjeter, qe per mua jane arsim dhe shendetesi. Por privati duhet te marre edhe nje pjese te riskut. Jo ta beje privati dhe shteti tja mbuloje gjithe riskun. Ashtu kush nuk do te donte te investonte? Nese shteti merr persiper gjithe rriskun, atehere ti beje rruget vet, dhe privati te beje vetem ndertimin me gare te hapur ne prokurim.May 15, 2019 at 4:58 pm #3859
Edian MeceParticipant::Pershendetje dhe njehere,
Sa i perket menaxhimit te pasurive natyrore shteti per mendimin tim mund te ruaje pronesine dhe te marre nje privat per menaxhimin e prones. Jo per te blere pronen publike thjesht per ta menaxhuar. Dhe privati ne baze te nje studimi mban nje perqindje te te ardhurave.
Me vjen ne mend nje shembull nga Italia, kur lojrat e fatit jane prone publike, ne pronesi te ministrise se financave. Shoqeria qe ben menaxhimin e rrjetit te lojrave te fatit ne gjithe Italine eshte private. Le te themi pikat e basteve menaxhohen nga shoqeri private. Dhe shoqeria private merr vetem 3% te xhiros vjetore. Pra jo 30% as 70%, vetem 3 %. Ne nje biznes disa miliarde euro, dalin e mjaftojne 3%. Tek ne ndodh e kunderta. Ne ja japim privatit dhe mban shteti 5-10% ne pronat publike. Duhet ndryshuar e gjithe qasja. Kutpohet qe kjo gje sjell edhe riskun qe e mban totalisht shteti pasi privati ben thjesht menaxhim. Edhe investimi behet po nga shteti.
Ne sektore te caktuar mund te merren shoqeri shume te specializuara nderkombetare dhe te bejne partneritet me shtetin ne sipermarrje te caktuara ku shteti te ruaje perhere mazhorancen. Kjo ka 2 ane shume pozitive: Prona publike menaxhohet me mire sepse kompania private ka eksperiencen, know how, stafin per ta mundesuar kete gje. Dhe e dyta i jep mundesi shtetit qe te ‘vjedhe’ nga eksperienca e kompanise se huaj. Duke e patur partnere, ti sheh se si e ben menaxhimin kompania e huaj dhe me kalimin e kohes ti aftesohesh ne te bere kete proces. Sektoret e naftes, mineralve, prsh do te ishin perfekt per kete tip bashkepunimi.
Gjithashtu nje nga pikat e kartes 2020 parasheh qe fitimi vjetor i ketyre kompanive me pronesi shtetin te ndahet ne fund te vitit. Gjykoj qe ka nje mekanizem me te mire per kete. Mund te ndahet nje pjese e fitimit ne popull, por gjysma ose pak me teper, duhet ri investuar, mundesisht nepermjet nje fondi sovran investimesh ne kompanite kryesore boterore te listuara ne burse. Ketu i referohem, google, apple, etj etj etj. Pra resurset natyrore nje dite mbarojne dhe investime ne aksione prane ketyre kompanive do te ishte vizion afatgjate per te miren ekonomike te parbashket.- This reply was modified 7 years ago by
Edian Mece.
June 24, 2019 at 10:43 am #5950
Bleon HasaniParticipant::Pershendetje,
mendoj se kjo pik e Kartes esht shum e ceket dhe jo e menduar thell.
Do te ishte shum frytdhenese neqoftese nje Student ne rrjetin e financave ose nje expert te jepte nje mendim me te analizuar rreth ksaj teme.
ne menyren se si esht pasqyruar ne kto pika tingellon shum si komunizem, me apo pa dashje. dhe do te ishte nje hap i gjer prapa , nje gabim masiv pasi te gjtih e dim qe ai sistem nuk funksionon.
Ashtu si e shof un, nuk ka arsy pse te mos jet privat . pasi privati me kontrollin e duhur dhe konkurrencen e gjall do te arrij me shum sesa nje organ shteteror. nuk ka arsy pse shteti te harrxhoj aq shum me institucione te reja kur cdo gje mund te rregullohet nga kontrolli dhe konkurenca, institucione qe mesa di un i kemi por thjesht jan ne gjum .July 17, 2019 at 4:27 pm #6614
EliraParticipant::Pershendetje,
Mendimi im lidhur me shtetezimin e prones shteterore. Shtetezimi mund ti kushtoje vendit (popullit) jashtezakonisht shume leke, flas ketu per kontratat koncensionare, sic e kemi pesuar me CEZ Albania. Eshte me shume se e rendesishme dhe urgjente monitorimi i kushteve kontraktuale deri ne detaj si dhe analiza mbi perfitimet dhe humbjet qe i solli vendit, shtetasve te tij, per secilen kontrate 1 per 1. Nese zbatimi i kushteve kontraktuale nuk eshte konform cdo termi te percaktuar ne kontrate, per te cilin eshte rene dakort, atehere te nderpritet e shtetezohet, duke garantuar keshtu qe nuk do te kemi pasoja te perkthyera ne LEK te humbura prej paaftesise apo nxitimit ne te vepruar.- This reply was modified 6 years, 10 months ago by
Elira.
- This reply was modified 7 years ago by
- AuthorPosts
You must be logged in to reply to this topic.