• Author
    Posts
  • #3607
    Daniel Hadëri
    Participant
    Up
    3
    Down
    ::

    Pershendetje te gjitheve,
    Jam utent i ri ketu ne nismathurje, megjithate doja te vereja se nuk besoj qe te jete e mundur qe rruget te mos paguhen. Jam dakord qe te menaxhohen nga ente publike, ngaqe rruga mund te quhet si prone publike, sidoqofte eshte nje sherbim i cili ka nevoje per mirembajtje dhe duhet te paguhet (te pakten per sa i perket autostrades). Besoj qe modeli i zviceres mund te na sherbeje si shembull i pershtatshem, ku ne vend qe te kesh nje bllok autostradal çdo nje shume kilometrash (siç ndodh ne Itali) shoferi duhet te pajiset me nje “sticker”, i ngjitur automjetit, qe te qarkulloje lireshem neper autostradat e vendit. Ky “sticker-i” teorikisht paguhet per gjithe vitin, dhe çdo vit blihet nje i ri. Ne kete menyre ata qe nuk perdorin autostrada nuk jane te detyruar ta blejne, dhe permes shumes se grumbulluar prej pagesave te atyre qe perdorin autostradet mund te sigurohet mirembajtja e rrugeve kryesore dhe kyçe te vendit.