Trending
- Kamiona dhe bataliona
- Propozimi ligjor i Nismës Thurje për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
- Pa ndëshkim nuk ka rindërtim!
- Kontakte të personave që ofrojne strehim
- Mos ji kaq i qetë sot, nesër e ke radhën ti!
- Refleksione nën dritën e semaforit…
- Do marrësh më shumë se ç‘vjedh, nëse më lë të punoj
- Arsimi, një proces i nënvlerësuar.
- Shqiptarë mos studioni!
- Pushime në Karaibe
- AuthorPosts
- June 6, 2019 at 10:12 pm #5056
Denis KalushiParticipant::Shfuqizimi i sindikatave aktuale dhe dhenia e mundesis per krijimin e nje sistemi sindikatash funksional
Perpos dialogut mbi taksat, besoj se nje tjeter ceshtje shume e rendesishme ne vitalizimin e ekonomise ne menyre terthore eshte krijimi i strukturave demokratike per mbrojtjen e nenpunesve te shtetit ne te gjitha sektoret.
Ne gati 30 vite sistem…sdi si t’ja vendos emrin…nuk eshte degjuar ndonjeher zeri i sindikatave si organ per mbrojtjen e interesave te punmarresve. Do ishte e udhes qe t’ju jepte nje kapitull i ri ne dispozicion brezave te rinj dhe idealist duke ndertuar nje strukture, e cila eshte e pavarur nga partite politike dhe qe funksionon sic duhet. Ti jepet rendesia dhe prestizhi i merituar ketij institucioni sepse nuk mund te kete nje sistem demokratik pa marre ne konsiderate nje organ kaq te rendesishem qe ruan ata qe jane stylla e shoqerise dhe ekonimise se nje vendi (polic/e, mesues/e, edukator/e, zjarrfikes, punonjes/e te administrates shtetrore etj) Duke i siguruar paprekshmerine ketyre grupeve, mundet te krijohen dhe themelet e nje shteti demokratik dhe funksional. Natyrisht kjo perkthehet ne perfitime ne ekonomi, sepse nje shtrese e mesme qe fiton ate qe meriton dhe qe ka sigurine qe neser nuk do hiqet nga puna, investon ne imobilje dhe konsum, por edhe siguron nje pune me cilesi. Sigurisht kjo mund te projektohet edhe ne sektorin privat.- This reply was modified 6 years, 11 months ago by
Denis Kalushi.
- This reply was modified 6 years, 11 months ago by
- AuthorPosts