Trending
- Kamiona dhe bataliona
- Propozimi ligjor i Nismës Thurje për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
- Pa ndëshkim nuk ka rindërtim!
- Kontakte të personave që ofrojne strehim
- Mos ji kaq i qetë sot, nesër e ke radhën ti!
- Refleksione nën dritën e semaforit…
- Do marrësh më shumë se ç‘vjedh, nëse më lë të punoj
- Arsimi, një proces i nënvlerësuar.
- Shqiptarë mos studioni!
- Pushime në Karaibe
- AuthorPosts
- April 22, 2019 at 10:13 am #3342
Panajot SokoParticipant::Shume i drejte konstatimi yt. Si per planin ekonomik ashtu dhe per ceshtjen e konsultimit. Natyrisht qe eshte e qarte qe ne jemi ne gare me shume vende te tjera dhe eshte e qarte qe per te mbijetuar ne kete gare duhet te jemi “sexy” mjaftueshem ne syte e investitoreve. Dhe ato qe ti permend patjeter qe jane metoda tashme te provuara dhe patjeter qe ne na duhet te bejme dicka te ngjashme, si ne aspektin fiskal, administrativ, legjislativ etj. per te mbijetuar ne garen e tregut.
Ceshtja per te cilen ne flasim eshte pertej taktikave qe na duhet te perdorim. Kompromisi per te cilin po flasim ka te beje me faktin qe ne na duhet te kthejme pak kursin e orientimit, nga nje ekonomi qe rrit dhe nxit exponencialisht pabarazine, ne nje ekonomi qe mundohet ta frenoje ate. Eshte e qarte qe asnje forme padrejtesie nuk mund te luftohet duke krijuar nje forme te re padrejtesie. Por ajo qe ne kemi pasur parasysh eshte fakti na duhet te marrim nje kthese per te hyre ne rruge te drejte, sepse kemi shkuar shume larg me kete rrugen e gabuar.
Rrugetimi qe beme qe pas ’90 perfshihet pak a shume ne keto etapa:
Kerkuam te ndertonim demokraci. Demokracia na rreshkiti ne plutokraci. Plutokracia na rreshkiti ne kleptokraci. Dhe kleptokracia prodhoi kete realitetin e sotem qe e quajme oligarki.
Na duhet te marrim nje kthese. Natyrisht jo duke qene te padrejte, e aq me pak duke kaluar neper ca rruge te erreta si para 70 vjetesh. Jo duke goditur biznesmenet, por duke goditur kleptokratet. Jo duke goditur investitoret por duke zhbere oligarket.
Dhe kjo ndihmon dhe ate shqetesim qe ti ngre ne lidhje me atraktivitetin. Sot Shqiperia eshte nje treg pak atraktiv per investitoret edhe per shkak te monopoleve dhe fuqise politike qe oligarket qe qendrojne pas ketyre monopoleve kane aktualisht. Sepse keta te fundit kane mbyllur dyert per konkurrencen, duke deformuar tregun e lire, duke mbytur iniciativen, duke hequr mundesite per shqiptaret te bejne nje gare te paster e te prosperojne dhe rrjedhimisht duke rritur pabarazine. Ata kane miliarda, ndersa pjesa tjeter vdesin per buke. Prandaj gjykoj qe ky eshte vendi nga duhet nisur. Zhbejme status quo dhe hapim garen qe rrjedhimisht do ktheje mbrapsht trendin rrites te pabarazise. - AuthorPosts